SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition” - Business Magazine Albania

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

Në një hap që vjen natyrshëm drejt përfshirjes, barazisë dhe zhvillimit ekonomik, SIGMA Vienna Insurance Group ka zgjedhur të mbështesë programin Women Startup Competition gjatë këtij viti, duke mundësuar trajnimin dhe mentorimin e 60 grave sipërmarrëse shqiptare në rrugëtimin e tyre drejt konsolidimit të biznesit.

Ky program i dedikuar, synon fuqizimin e kapaciteteve të grave themeluese të bizneseve të reja, duke u ofruar atyre aftësitë për të ndërtuar plane të qëndrueshme biznesi, për të prezantuar me profesionalizëm përpara investitorëve dhe për të zhvilluar strategji të strukturuara marketingu.

Roli i gruas në sipërmarrje ka rezultuar një motor i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm, duke ndikuar pozitivisht në familje, ekonomi dhe komunitet. Për SIGMA VIG, mbështetja e këtij segmenti përfaqëson një investim afatgjatë në potencialin transformues të shoqërisë.

Lexo edhe:Investimi 10 mln euro në startupin e Mira Muratit shkon në Kuvend/ Malaj: Përfitimet afatgjata

“Fuqizimi i gruas në sipërmarrje nuk është thjesht një akt mbështetjeje – është një strategji për të ndërtuar një shoqëri më të balancuar, më të qëndrueshme dhe më të drejtë. SIGMA synon të jetë katalizator i këtij transformimi përmes iniciativave që prekin jetën dhe vizionin e gruas shqiptare”,- shprehet Dorinela Ndrejaj, Drejtore e Marketingut dhe PR në SIGMA VIG.

Në thelb të vlerave që SIGMA përcjell, qëndron angazhimi për përfshirje dhe përfaqësim të denjë të grave në strukturat e saj, ku përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre janë shembuj konkretë të kontributit të jashtëzakonshëm që gratë japin në sektorin e sigurimeve dhe më gjerë.

SIGMA VIG operon në tregun shqiptar që nga viti 1999 si një nga kompanitë e para të sigurimeve Jo-Jetë. Me një histori prej 26 vitesh besueshmëri dhe performancë, dhe si pjesë e Vienna Insurance Group që prej vitit 2007 – një grup me histori 200-vjeçare suksesi në Austri dhe Europën Qendrore e Lindore – SIGMA vazhdon të ndërtojë standarde europiane në tregun shqiptar. Kompania ofron produkte dhe zgjidhje sigurimi për biznese dhe individë, duke garantuar stabilitet financiar dhe mbrojtje për atë që ka më shumë rëndësi për klientin.

vaspas

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0