Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk erdhi ‘duarbosh’ në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt në Tiranë më 16 maj. Ajo solli me vete dokumentin përfundimtar që vulos marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ndau edhe një foto me Melonin gjatë samitit, ku shfaqet dokumenti që pritet të ndryshojë konkretisht jetën e mijëra qytetarëve.
“Nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama.
Nga marrëveshja në fjalë pritet të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe një numër i lartë shtetasish italianë. Marrëveshja i mundëson qytetarëve që kanë punuar në të dyja vendet të bashkojnë periudhat e sigurimeve shoqërore për të përfituar pension, edhe në rast se nuk kanë plotësuar vitet minimale në asnjërin shtet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto