Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë Vodafone - Business Magazine Albania

Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë Vodafone

U mbajt ditën e djeshme në Innovation Hub, te Piramida e Tiranës,Fit for the Future with 5G, një konferencë ekskluzive organizuar nga Vodafone Albania, ku u diskutua dhe ekspozua potenciali tranformues i teknologjisë 5G. Ky event novator bëri bashkë drejtues biznesi, vendim-marrës të sektorit publik dhe pionierë të industrisë për të eksploruar se si 5G po formëson të ardhmen e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë dhe inovacionit në Shqipëri.

Të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz, i cili hapi eventin dhe prezantoi të ftuarit; Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili foli për mbështetjen e BE-së në transformimin digjital dhe nismave për sigurinë publike në Shqipëri; Enkelejda Imeraj,Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës; Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës, e cila foli për projektet infrastrukturore për konektivitetin dhe smart cities. E pranishme ishte gjithashtu Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Politikave Ligjore dhe Publike dhe e Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone.

Konferenca pati dy panele kryesore, nga të cilat paneli i parë iu kushtua temës “Inovacioni për të tërhequr rritje ekonomike”, kurse i dyti strategjive dhe zgjidhjeve të së ardhmes. Në pjesën e fundit të konferencës u demonstruan edhe konkretisht modele zgjidhjesh teknologjike, ndër të cilat audienca u njoh me risitëmë të fundit qe ofron teknologjia 5G e Vodafone, së bashku me liderë globalë si Nokia dhe Airbus.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz, tha në fjalën e tij të hapjes: “Ne si Vodafone jemi të përkushtuar të sjellim fuqinë e Vërtetë 5G deri në vitin 2030, në të gjithë Shqipërinë. Infrastruktura 5G do të bëhet rrahja e zemrës së ekonomisë së Shqipërisë në të ardhmen. 5G do të katalizojë qytetet inteligjente, ku sistemet e energjisë dhe trafikut vetëoptimizohen. Do të revolucionarizojë kujdesin shëndetësor me telemjekësinë dhe diagnostikimin e drejtuar nga Inteligjenca Artificiale. Do të tërheqë gjithashtu investime të huaja, duke e pozicionuar Shqipërinë si një qendër për industritë e drejtuara nga teknologjia. Dhe Vodafone është me krenari lider në këtë transformim historik.”


Ndërkohë,
Gentian Sala, kryetari i Këshillit Drejtues tëAutoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP,shtoi se kompania Vodafone, një nga kompanitë teknologjike mëtë mëdha në botë dhe me 23 vite eksperiencë në Shqipëri, ka sjellë ndryshime të mëdha në tregun vendas. “Që me Blackberry-n e 2009-ës, 3G, 4G+, pilotimin e 5G dhe tani mbulimin me sinjal 5G. Jemi të privilegjuar që kemi një kompani, e cila i ka dhënë kaq shumë këtij tregu. Fokusi i AKEP-it ka qenë tregu mobile, por nuk duhet të harrojmë se ka edhe një treg të telefonisë fikse dhe në këtë 5-vjeçar të mandatit tim do të bëj maksimumin që ta rregullojmë edhe këtë treg.”

Lexo edhe:Ekosistemi shqiptar i start-up-eve në rrugën e duhur, firmosen marrëveshje bashkëpunimi me rrjete ndërkombëtare investitorësh

Nga ana tjetër, Jonida Lakuriqi, Drejtore e Departamentit Ligjor, Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania theksoi se infrastruktura dixhitale dhe rrjetet me shpejtësi të lartë, janë në themel të një shoqërie Gigabyte apo dixhitale. “Pikërisht këtë shoqëri dixhitale synojmë ta akselerojmë, sepse është një prej shtyllave kryesore të integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Lakuriqi.

Pjesëmarrësit në konferencën “Fit for the Future with 5G” u bënë pjesë e një përvoje ekskluzive dhe  dëshmitarë në vetë të parë të asaj se si 5G po revolucionarizon industritë. Një diskutim frymëzues dhe transformues mbi të ardhmen e konektivitetit, ku Vodafone Albania mbetet pa diskutim lider e njëkohësisht dëshmitar i asaj se Shqipëria dhe shqiptarët janë “gati për të ardhmen me 5G!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0