Furia e festave: Sa shpejt tkurren shifrat tek aplikacioni i bankës tani në dhjetor?! - Business Magazine Albania

Furia e festave: Sa shpejt tkurren shifrat tek aplikacioni i bankës tani në dhjetor?!

Furia e festave: Sa shpejt tkurren shifrat tek aplikacioni i bankës tani në dhjetor?!

Drita, xixa e vezullim bashkë me ta edhe konsum i pashoq. Nga festa kopshtit të kushërinjve, te festa e punës në darkë, shpejt vjen Krishtlindja, e më shpejt edhe nata e Vitit të Ri. Këtu pa futur  edhe ndonjë datëlindje, ndonjë udhëtim, apo abonimin e palestrës në Janar. Pas gjithë qejfit me kapuçin e babagjyshit në kokë, dhuratat, e qytetet e mbushura me drita, ka një regji ekonomike. 

Pse thua ti?

  • A do ishte Krishti krenar për ne se sa i shumëfishojmë mbeturinat? 
  • Se i bëjmë dhurata me buzëqeshje fallco kolegut që s’na pëlqen vetëm se na qëlloi në ‘’Secret Santa’’, apo se lëkundemi pak nga gota e disatë? 

Nga restoranti te kodra përballë që fton më datë 31 Bataljonin 13, supermarketi i lagjes që makaronat i bën 10 lekë më lirë, qeveria që tregon simpati me të moshuarit me qoka pensionesh, e deri te Amazon qe tremujorin e katërt vjet fitoi 14% më shumë se vitet e kaluara. Të gjithë duan të rrisin xhiron! 

Duke qenë pjesë e një kompanie komunikimi, e di mirë se duhet vënë kapuçi te logoja në media sociale, duhet bërë urimi për audiencat, duhen dërguar shportat tek partnerët edhe duhet të ulesh në kat të parë për të marrë ndonjë shportë. Marketingu i etur, i influencuar nga kultura anglosaksone, ka ndërtuar një imazh Krishtlindjesh si çast kur domosdo duhet bërë rezoluta, falenderimet e mbylljet  e bilanceve të gjitha me një fjongo të kuqe përmbi to.  Santa Claus na hyri të gjithëve në shtëpi me reklamat e Coca-Colas qysh në 1931, ndërkohë që në Japoni KFC e bëri kryefjalën e tryezës së fundvitit pulën e tyre të skuqur. Markat sot nga Milka tek Dior tërheqin e nuk këpusin blerësit e tyre me hapjen e një kutize për të gjetur një dhuratë çdo ditë deri në Krishtlindje me te ashtuquajturën ‘’Advent Calendar’’.  Një shembull i freskët se si ne po i përshtatemi Krishtlindjes është “Spotify Wrapped”, që çdo vit na bën një karusel se kush na ka kënduar në vesh. Me të ndjekur trendin, industria e modës, transportit, shërbimit, e mediatike përfshirë edhe ne, kemi ndjekur këtë trend duke i treguar audiencës tonë arritjet gjatë këtij viti në shifra e imazhe. 

Lexo edhe:Mundësia e fundit për të votuar të preferuarit tuaj në ” Business Leaders 2024″!

Me ç’ kosto po i përshtatemi këtyre “tekave”? 

Me njëtrajtshmëri që pa dashur bëhet pak si bajate; energji elektrike më shumë; ndotje më shumë nga paketimet; mbetje ushqimore e gazra nga zjarret; lëvizjet e shtuara me makinë, e avionët. Vetëm në Amerikë raportohet se në dhjetor mbeturinat e zakonshme të një familjeje mesatare shtohen me 23%. Pa i hyrë imagjinatës se ç’ndodh në familjet tona kur drekat e darkat zgjasin disa ditë, e politikat e riciklimit  janë drafte dhe idera. Ndërsa forca punëtore që duhet për të bërë dërgesat e dhuratave, e për të shërbyer në stendat e kryeqendrave festive, e cila pa qenë në festë është sfiduese për ta gjetur.

Nga ana tjeter, organizimet e festave në kryeqytetet botërore, dhe fshatrat e vegjël piktoresk kane sjellë përfitime në disa dimensione, qoftë për sipërmarrjet që hapin një stendë në tregjet e Krishtlindjes, në rezortet dimërore të pushimit, linjat ajrore për ti vizituar këto qytete, institucionet që përfitojnë nga taksat, e kompanitë që marrin tenderat për vendosjen e dritave e gdhëndjen e drerëve polarë. 

Por a kemi ne si ti shmangemi kësaj vorbulle?

Sqima e do që dhuratat ti bësh, në festa të shkosh edhe trendet ti përqafosh. 

Ama, për të qenë sa më autentikë në vorbullën e konsumerizmit ka disa truke-triqe të vogla, që vit pas viti mund të kthehen në zakone të mira. Këto më të rëndësishme për xhepin, e pastaj per atë që përfaqsojmë e kontribuojmë. 

Jo për të qenë më interesant apo ndryshe, por dua te përmend këtu histori nga nga Bolt, të cilët nga zyrat e tyre qëndrore në Tallin sivjet ishin vërtetë një Babagjysh Sekret duke i dhuruar diçka kafshëve të strehës së qytetit. 

Apo mendova se atë udhëtimin që desha ta bëj në Pragë në fakt po e bëj në Përmet. Pasi nuk kisha qenë kurrë; dhe dhuratat për miqtë dhe familjen i kam zgjedhur të jenë të gjitha përvoja apo produkte shqiptare. Një terapi me dritë tek SOMA (startup shqiptar që kërkon të rritet), dy bileta tek Albanian Night, një gift-card te SunRide, paketa çokollatash nga ChocoAlb, dhe për djalin e dajës një nga paketat e kopshtarisë të Purteka. Këto gjithmonë me 3 puthje dhe 1 përqafim e gjysëm. 

Ndërsa, meqë prindërimi për mua është vite dritë larg, deri atëherë rastësisht u ndesha me një shkrim të Nersada Mandija prej të cilit kam mbajtur shënim këto rreshta:

‘’Nëse një prind vazhdimisht (edhe pse pa dashje!) u kushton një vlerë të lartë sendeve materiale (rroba, lodra, etj) duke mbishpenzuar, duke e tepruar ose duke e tejllastuar një fëmijë, mund të presim që këta fëmijë të fillojnë të vendosin një theks më të madh te sendet materiale ndërsa rriten.’’

‘’ T’i kujtojmë njëri-tjetrit se pushimet dhe festat nuk janë vetëm për dhurata’’

‘’Konsideroni që ndonjërën festë t’ia kushtoni bamirësisë’’

Nuk e di nëse të tjerët i ka bërë pak ti shohin me një sy tjetër këto fenomene, por me cilindo sy ti keni parë, dhe çfarëdo përshtypjesh, apo praktikash për t’iu shmangur të keni, kam shumë dëshirë dhe kureshtje për t’i lexuar. 

Prandaj ju ftoj ti ndani me ne në komente!

Reflektim nga Jursi Termali; Kontributor Business Magazine Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0