Më datë 16 nëntor, u mbajt në Tiranë Samiti i Lidershipit të Rajonit të Ballkanit Perëndimor, një forum i veçantë i organizuar nga Gracism Global dhe GenHope. Ky event shërbeu si një platformë për të mbledhur së bashku personalitete nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Në samit morën pjesë emra të njohur nga politika, biznesi dhe shoqëria civile, të cilët u bënë së bashku me qëllimin për të avancuar dialogun dhe për të ofruar ide që ndihmojnë në kapërcimin e ndarjeve kulturore, raciale, ekonomike dhe politike në Ballkan.
Në kontekstin e ndërlikuar gjeopolitik të Ballkanit, një forum i tillë është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të urave të vlerave të përbashkëta dhe bashkëpunimeve afatgjata.
Paneli i diskutimit përfshinte figura me përvojë dhe njohuri të thella, si David Heiligier, drejtor i Gracism Global;; Besnik Tahiri, politikan nga Kosova; Lee Corder, strateg për paqe dhe zhvillim; Dritan Abazovic, Ish-Kryeministër i Malit të Zi; Tomor Alizoti, politikan i njohur shqiptar; dhe vetë Dr. David Anderson, themelues dhe President i Gracism Global. Paneli u moderua nga gazetari i njohur Blendi Salaj, i cili udhëhoqi diskutimetdhe prezantimet përkatëse.
Me filozofinë e tij “Comprehension begins with conversation” (Kuptimi fillon me bashkebisedimin), Dr. Anderson thekson rëndësinë e bisedave të thella dhe të sinqerta për të ndërtuar mirëkuptim dhe për të kapërcyer ndasitë.
Gjithashtu Dr. Abazovic theksoi faktin qe ndryshimi i kufijve është diçka shumë e rrezikshme, por misioni ynë është t’i bëjmë kufijtë të padukshëm.
Lexo edhe:Nis java Globale e Sipërmarrjes në Shqipëri dhe të gjithë po pyesin: Çfarë është iutech?
Samiti në Tiranë, i sjellë nga Dr. Elona Prroj, ishte një mundësi e veçantë për të bashkuar liderët dhe për të ndarë ide që synojnë të përforcojnë dialogun dhe bashkëpunimin në rajon. Në një rajon si Ballkani, i cili ka një histori të ndërlikuar dhe plot sfida politike e kulturore, organizimi i një forumi të tillë ishte një hap thelbësor drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe të qëndrueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.