ICT Awards ndan 7 çmime inovacioni në edicionin e tij të fundit - Business Magazine Albania

ICT Awards ndan 7 çmime inovacioni në edicionin e tij të fundit

Gara më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë në hapësirën mbarëshqiptare, Albanian ICT Awards, në praninë e qindra themeluesve, sipërmarrësve të rinj, ekspertëve të fushave të ndryshme, entuziastë, por edhe të përfaqësuesve të pushtetit qendror e vendor nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shënoi në fund të muajit Maj mbylljen e edicionit të 12-të.

I shndërruar në një oaz, ku inovacioni, jo vetëm që lulëzon, por edhe manifestohet, organizuar prej 12 vitesh nga Shoqata ALBICT dhe ICTSmedia, Albanian ICT Awards celebron çdo vit arritjet dhe sukseset e në fushën e ICT, të atyre që kanë shërbyer si katalizatorë për ndryshime transformuese në ekosistemin e inovacionit dhe teknologjisë në trevat shqipfolëse.

Në mbrëmjen Gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit të Republikës së Shqipërisë, znj. Delina Ibrahimaj, Deputetja znj. Edona Bilali, Drejtorja e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës së Shqipërisë znj. Ledi Imeraj, Drejtorja e Inovacionit pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës znj. Laura Zherka, nën kryetarja e Bashkisë Tiranë znj. Jonida Halili, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Skender Dyrmishi dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë e Financat z. Eduard Shalsi.

Bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala në fjalën e tij hapëse të Mbrëmjes Gala u shpreh me fjalët: “Jemi mbledhur për të festuar në një sallë të mbushur plot me mendje të bukura të kombit tonë, me njerëz që kanë ndezur turbinat për të fluturuar mes yjeve. Sot në mesin tonë janë inxhinierë të talentuar që nga Presheva, nga Tuzi e Ulqini, Tetova e Shkupi, padyshim Shqipëria, por edhe Europa e SHBA-ja e diaspora jonë.”

 

kuahtrim shala

 

Një fole ku inovacioni dhe krijimtaria kanë lulëzuar e janë manifestuar prej mëse një dekade, ky konkurs mbarëkombëtar u bë një shërbëtor i rrugëtimit të inovacionit, një fener frymëzimi dhe mundësie për brezat.

Albanian ICT Awards ishte ndër të parët që vërejti jo vetëm ndikimin pozitiv që teknologjia ka në shoqëri, por edhe nevojën për një nxitje më të madhe të të rinjve tanë kudo në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë, në Ulqin, në Europë e SHBA” u shpreh kryetari i jurise se edicionit te 12-te te Albanian ICT Awards,Prof.Dr.Blerim Rexha.

 

Blerim Rexha

Kjo mbrëmje Gala më shumë sesa një moment i ndarjes i çmimeve të mëdha të teknologjisë, është një testament i vërtetë i një komuniteti prej qindra themeluesish, novatorësh dhe ëndërrimtarësh që ndajnë një vizion të përbashkët me Albanian ICT Awards, atë të ngritjes dhe zhvillimit të industrisë së teknologjisë dhe inovacionit në mbarë trojet shqiptare.

Sa mendje të bukura dhe të ndritura në një sallë të vetme. Përgëzime për këdo që e mbështet këtë garë financiarisht, por edhe me kohë, si një detyrim që e kemi të gjithë, për atë për të cilën punojmë çdo ditë, për një Shqipëri më të mirë,” tha deputetja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, znj. Edona Bilali.

 

Edona Bilali

 

Znj. Ledi Imeraj, Drejtore e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, përshëndeti Albanian ICT Awards në emër të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhja.

22 finalistë garuan për 6 çmimet e mëdha të edicionit të 12-të të ICT Awards ndërsa kësaj mbrëmje nuk i munguan surprizat.

 

Ledi Imeraj

 

Dua të përgëzoj organizatorët të cilët për 12 vite rresht kanë bërë të mundur kthimin e kësaj mbrëmje në një traditë,” tha Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, znj. Delina Ibrahimaj.

 

Delina Ibrahimaj

Mbrëmja Gala u përshëndet edhe nga Drejtorja e Inovacionit pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës znj. Laura Zherka e cila tha se një atmosferë e tillë motivon, frymëzon dhe promovon një komunitet shumë të çmuar të trojeve tona shqiptare.

 

Laura Zherka

 

Ndarja e çmimeve filloi me kategorinë ICT Diploma e Vitit ku garonin Ardin Bajraktari, Lejdi Prifti, Lum Borovci dhe Rrezarta Thaqi. Fitues i këtij çmimi çmimi u shpall Lum Borovci me projektin “Teoria e Kaosit dhe Aritmisë: Një qasje dinamike ndaj kujdesit kardiak.”

 

Lum Borovci

 

Anita Mjeshtri me projektin GoAL, Jahja Nur Zulbeari me projektin EPage Digital dhe Sidorela Ndregjoni me projektin FloraTech u përballën në kategorinë ICT Ylli në Ngritje i Vitit 16-21 vjeç. Fitues u shpall Sidorela Ndregjoni me projektin FloraTech.

 

Sidorela Ndregjoni

 

Çmimi ICT Ylli në Ngritje deri ë 16-vjeç shkoi për Parid Haxhollin. Në këtë kategori ai kishte përballë Elsa Halilin me projektin Brain Crafts dhe Amar Dobreven me projektin Health Digitize.

 

Parid Haxholli

 

Çmimi i Sigurisë Kibernetike në edicionin e 12-të të ICT Awards shkoi për kompaninë Cyber Morphosis. Në këtë kategori garuan gjithashtu Andi Ahmeti me projektin Grapling for Evil in the Cloud dhe Dardan Prebeza me projektin Pretera.

 

Cyber Morfosis

 

Patoko u shpall Startupi i Vitit ndërsa Redjan Ymeraj me projektin Wellness+ dhe Sorana Filip me projektin Nullius in Verba ishin të nominuarit e kësaj kategorie.

 

Arbër Kadia

 

Hakan Shehu triumfoi në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit përballë Flavio Seferit me projektin EcoTech dhe Genti Xibrit me projektin Cari-Heart.

 

Hakan Shehu

 

Juria e Albanian ICT Awards akordoi mirënjohje për Penda.al, GAD Albania, Rrezarta Thaqi dhe rTrust.

Finalisti në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit, Hakan Shehu me projektin Neuron, u përzgjodh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për tu bërë pjesë e programit Star Venture pa garë.

 

 

Programi Star Venture i fokusuar në zhvillimin e startupeve inovative me potencial rritjeje për Ballkanin Perëndimor implementohet nëpërmjet Këshillave për Bizneset e Vogla financuar nga EU Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF) dhe Luksemburgu.

Një tjetër çmim nga BERZH shkoi për Nullius in Verba, startup i cili përfitoi kredite me vlerë 5,000 euro në platformën cloud Amazon Web Services.

 

Themeluar plot 12 vite më parë, kjo garë organizohet nga shtëpia botuese ICTSmedia dhe Shoqata Mbarëkombëtare Teknologjisë ALBICT dhe gëzon partneritetin e rëndësishëm të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga EU Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF) dhe Luksemburgu, EU for Innovation dhe UNICEF. Albanian ICT Awards sot në sytë e një ekosistemi konsiderohet një barometër i vërtetë potencialit inovativ dhe krijues të të rinjve, studentëve, novatorëve, sipërmarrësve, profesionistëve, bizneseve në mbarë hapësirën shqipfolëse.

Edicioni i 12-të hapi dyert të Enjten e datës 29 Shkurt 2024 në mesin e mbi 100 të ftuarve dhe pjesëmarrësve nga bota akademike, biznesit, administratës publike, sipërmarrjes, inovacionit dhe komunitetit të teknologjisë. U mirëpriten aplikime në 7 kategori të ndryshme deri më 31 Mars 2024 si dhe u mbajtën mëse 25 sesione informimi pranë shkollave, universitete, qendrave dhe hapësirave të inovacionit nga Tirana në Prishtinë, Shkup, Tetovë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri, Preshevë dhe Bujanoc.

Deri në mbyllje të aplikimeve mbërritën 108 projekte nga 130 kandidatë të ndryshëm të cilët demonstruan përballë jurisë së Albanian ICT Awards në Prishtinë dhe Tiranë më 26 dhe 27 Prill 2024 respektivisht.

Ky artikull u publikua më parë në numrin 35 të Revistës Businessmag.al   Ju mund të abonoheni online për të shkarkuar revistën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0