Ngjarjet kyçe që bënë bashkë ekosistemin e inovacionit në Shqipëri - Business Magazine Albania

Ngjarjet kyçe që bënë bashkë ekosistemin e inovacionit në Shqipëri

Eni Muça

Këto muaj kanë qenë një kohë e suksesshme për inovacionin dhe sipërmarrjen në Shqipëri, me një sërë ngjarjesh që kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në peizazhin ekonomik dhe kulturor të vendit. Nga skena ndërkombëtare e investimeve të patundshme deri tek frymëzimi i të rinjve në botën e teknologjisë dhe inovacionit, aktivitetet e këtij muaji kanë sjellë një energji të re dhe perspektiva të ndryshme për të ardhmen të Shqipërisë.

Rikthehet “Mjeshtëro Biznesin” nga Vasil Naçi

“Mjeshtëro biznesin” është një event-trajnim tre ditor me përvojë ndërvepruese që do t’ju ndihmojë të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i mjeshtëroni dhe implementoni ato menjëherë për sukses në biznes. Tregu me dinamikat e tij i vendos sipërmarrësit nën trysninë e marrjes së vendimeve të duhura në një kohë sa më të shkurtër. Kjo bëhet e mundur vetëm falë harmonizimit të njohurisë së përditësuar, mendësisë së duhur, sistemeve, mjeteve dhe përvojës. “Mjeshtëro Biznesin” është një program dijesh, parimesh, bindjesh dhe praktikash që e mundëson këtë. Këtë vit u zhvillua në datat 12-14 prill në sallën e Expocity. 

Pas disa vitesh që ndjekim trajnimet e Z. Vasil Naçi  kemi kuptuar se:Rritja është e rëndësishme si në mendësi, ashtu edhe në Aftësi – Biznesi është një lojë e bukur, dinamike, inteligjente që duhet ta shijosh dhe ta jetosh. Më e rëndësishmja biznesi është një lojë skuadre, pasi, biznesi është organizëm i gjallë, ku njerëzit e duhur janë aseti më i rëndësishëm. Ndaj, dhe ne si staf tek Business Magazine Albania jemi të dedikuar ndaj kësaj mendësie të rritjes.You either grow or die! Ne kemi vizionin dhe filozofine e rritjes, po ju?!

 

Vasil Naçi

 

Balkan Real Estate Summit Invest dhe e ardhmja e real estate në Shqipëri

Eventi u organizua për herë të dytë, duke mbledhur përfaqësues të real estate nga i gjithë rajoni. Eventi ngjalli interes nga investitorë të vendeve arabe, të cilët ishin aty prezent. Shumë kompani patën mundësi të ofrojnë ofertat e tyre të  investimit në resortet apo hotelet e tyre. Eventi pati mbi 15 folës. Organizatorët ishin Amarildo Sterkaj dhe Kristian Çuku, të cilët përmes eventit sollën rritjen e bashkëpunimit ndërmjet investitorëve dhe atyre që kanë një pronë për të ofruar, pronë me projekt të gatshëm, e cila do të zhvillohet.

 

 

Jasmin Alić dhe Kirsten Jassies tregojnë sekretet e suksesit të Linkedln, Instagram dhe TikTok në AllWeb Workshop

Për dy ditë, AllWeb Workshop mblodhi së bashku jo vetëm entuziastët e botës së marketingut, por edhe CEO, ekspertë marketingu dhe të rrjeteve sociale, menaxherë, dhe punonjës të departamenteve të ndryshme të kompanive për të diskutuar mbi strategjitë e LinkedIn,  Instagram dhe TikTok, me eskpertët Jasmin Alic dhe Kirsten Jassies.

Mesazhet kryesore të Jasmin: 

  • Shkruaj mirë, shit mirë. 
  • Të shkruanit është aftësia nr#1 që çdokush duhet të mësojë. 
  • Hook=Premtim, i cili është 90% e një pune të mirë.
  • Një postim që është i mirë, nuk është domosdoshmërisht unik.
  • Njerëzit vijnë për përmbajtjen tuaj, por qëndrojnë për ju. 
  • Nuk ka rëndësi numri, por cilësia e postimeve. 
  • Vëmendja nuk ka kuptim pa përmbajtjen.

Kirsten dha edhe disa këshilla se si mund të rritemi në rrjetet sociale duke përdorur formatin e videove të shkurtra:

  1. Profili: Gjeni tregun tuaj, 1 temë, një audiencë, 1 stil; 
  2. Përmbajtja: Qëndro në një linjë me trendet, përdor video dhe formate trende të videove në mediat sociale;
  1. Inspiro të tjerët; 
  2. Tregoje veten, bëj që të dëgjohesh dhe të kesh autoritet; 
  3. Lejoje edhe AI të të ndihmojë me përmbajtje më të shpejtë ose më të mirë; 
  4. Sa më shpesh poston, aq më të vështirë do ta kesh të rritesh; 
  5. Njihu me ndjekësit e tu, përgjigju komenteve të tyre edhe me video ndonjëherë, ji më social;
  6. Videon niseni me një fjali  shumë tërheqëse, sepse 5-6 sekondat e para tërheqin; 
  7. Mos bëj video të gjata, bëj video të shkurtra dhe me formate virale; 
  8. Mbaj suspancën deri në fund dhe vlerëso audiencën.

Mesazhi kryesor që jep Kirsten: Çdokush ka një histori për të treguar, bëje atë të vlefshme edhe për të tjerët. AllWeb Workshop u mbyll duke lënë një ndikim të thellë tek pjesëmarrësit, duke i pajisur ata jo vetëm me njohuri të reja, por edhe me perspektiva të reja për të naviguar në botën e marketingut dhe medias sociale. Me theksin e vendosur në rëndësinë e përmbajtjes autentike, angazhimit të audiencës dhe përdorimit të teknologjisë si ChatGPT, ky event shërbeu si një urë ndërmjet teorisë dhe praktikës. Jasmin Alić dhe Kirsten Jassies jo vetëm që ndanë ekspertizën e tyre, por edhe frymëzuan pjesëmarrësit të përqafonin ndryshimin dhe të eksperimentonin me strategji të reja. Mësimi kryesor që doli nga kjo përvojë është se në botën dinamike të marketingut dhe komunikimit digjital, të qenurit proaktiv, origjinal dhe i përgjegjshëm ndaj audiencës janë çelësat për të ndërtuar një prani të suksesshme dhe të qëndrueshme në rrjetet sociale.

 

 

Global Woman Club Tirana – Think Big & Go Global

Nëse keni ndjekur Global Woman Club  dhe puna që bëhet në mbarë botën për të fuqizuar gratë, mund të dihet se përqendrohen në dy fusha: 

1.Ato ndihmojnë gratë të ndërtojnë vetëbesimin e tyre 

2.Ato ndihmojnë gratë të bëjnë paratë e tyre. Si e bëjnë këtë? Ato kanë mantran e tyre: Nëse dëshiron të fuqizosh një grua, jepi asaj një mikrofon. Si mund t’i fuqizojë mikrofoni gratë? Mirë, dihet që për të nisur biznesin e tyre ato kanë nevojë për më shumë vetëbesim. Dhe vetëbesimi nuk është diçka që mund të mësohet duke lexuar libra, është e nevojshme të ndërmarrësh veprime. Kjo është saktësisht ajo që ato bëjnë, ato inkurajojnë gratë të marrin mikrofonin dhe të vijnë në skenë për të ndarë: Cili është qëllimi i tyre? Cili është vizioni i tyre? Nëse ende nuk e dinë, ato ndihmojnë për ta gjetur atë. Mikrofoni ka kaq shumë fuqi, dhe duke ardhur në skenë, gratë qëndrojnë në fuqinë e tyre. Kjo fuqi mund të reflektojë gjithashtu suksesin drejt projekteve ose nismave të tyre të reja. Kjo mund të reflektohet në biznes real me gra të tjera me mendësi të ngjashme. Ato i sjellin së bashku me ngjarje rrjetëzimi dhe vetëm në një kohë të shkurtër ato shohin ndryshimin.

 

Think Big and Go Global

 

“I love my Business” nga Ermal Mamaqi

Nuk ka rëndësi se çfarë pune bën, nëse ke një biznes, nëse je thjesht student, nuk ka aspak rëndësi statusi yt, pozicioni që ke në karrierë ose shoqëri. Ajo që ka rëndësi është që ti të jesh i lumtur, të bësh punën që dëshiron, jetën që të pëlqen. Dhe si mund ta fitosh këtë paqe të brendshme, si të arrish të jesh në harmoni me veten dhe të tjerët? Duke kuptuar më mirë se çfarë ndodh brenda teje.Ti ke nevojë të eksplorosh dëshirat e tua, nevojat e tua dhe më pas t’i kanalizosh ato në një mënyrë strategjike, që të arrish në fund t’i bësh realitet. “I love my Business” nga Ermal Mamaqi ishte një event për zhvillimin personal, ku në një mënyrë argëtuese, por edhe emocionale u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me rritjen tonë, mënyrën se si na instalohen që në fëmijëri besime të caktuara, të cilat në mënyrë të pavetëdijshme ndikojnë vazhdimisht dhe kthehen në shumë raste në pengesë. Përveçse arritjes së identifikimit dhe reflektimit mbi besimit, idetve, mendimeve sabotuese që ruan brenda vetes dhe që bllokojnë potencialin tënd, në këtë trajnim u fol edhe për vendosjen e objektivave dhe qëllimeve të gjithësecilit. 

I love my business

 

Konferenca Albanian Dreamin’ 2024

Albanian Dreamin 2024 është Konferenca e Powered Community për të aktivizuar dhe fuqizuar potencialin Salesforce përmes Komunitetit Trailblazer. Konferenca Ndërkombëtare e organizuar në Tiranë, Shqipëri! 20+ folës ndërkombëtarë nga 15 vende!

Mundësuar nga Salesforce Community Albania & LDA Europe!

1 Konferencë, 300+ pjesëmarrës, 15 vende të botës

 

Konferenca Albanian Dreamin’ 2024

 

UPLIFT ALBANIA FESTON SUKSESIN E STARTUP-EVE NË FINALEN DEMO-DAY TË PROGRAMIT TË 5-TË TË AKSELERIMIT 

Çdo rrugëtim e ka një destinacion dhe evenimenti Demo-Day mbajtur më 23 Prill 2024 në Tiranë ishte hapi i fundit i 12 startup-eve të edicionit të 5-të të Uplift Albania. Demo-Day është fundi i një kapitulli, por fillimi i një tjetri në rrugëtimin e tyre. Në një botë inovacioni, startup-et e akseleratorit Europian Uplift Albania morën skenën e Demo-Day për të dëshmuar momentin e tyre të së vërtetës, atë të përpjekjeve të palodhura, ideve brilante dhe talenteve vezulluese nën dritat e një salle të gjerë të Liceut Artisik “Jordan Misja” e mbushur me një audiencë të uritur të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri. Fuqizuar nga EU for Innovation, Uplift Albania implementohet nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë Italiane, UNICEF, Deloitte, SwissEP, Star Venture dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj. Një program akselerimi dedikuar startup-eve të fazave të hershme që vjen për ti mbështetur ato të arrijnë potencialin e tyre të plotë, Uplift Albania është shndërruar në një pioner të mbështetjes së sipërmarrjeve inovative në Shqipëri duke kulmuar me evenimente të tilla të njohura si demo-day, ose ngjarje finale. Në fund të Demo-Day u ndanë çmime në vlerën 12 mijë euro për tre startup-et Nullius in Verba, Unycorp-Blite dhe Patoko. Një udhëtim studimor mbështetur nga UNICEF në kuadër të projektit “Qëndro” financuar nga qeveria Italiane do të organizohet në datat 8-11 Maj 2024 në Lituani. 9 startupe si Patoko, FloraTech by Greenguard, Kungul App, Cyber Morfosis, UnyoCorp-Blite, Marigo, BeachMaster, Rumio dhe Niv janë ftuar të bëhen pjesë e këtij udhëtimi studimor i cili përmban workshope “Investment Readiness”.

 

Uplift

 

Ja cilat janë 20 startupet e financuara nga Challenge Fund

Më datë 30 prill u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për Challenge Fund | EU4Innovation, e cila shënoi përzgjedhjen e 20 startupeve më të spikatura nga një grup prej 247 aplikantësh. Çdo fitues mori një financim që varionte nga 10,000 deri në 30,000 euro, duke theksuar kështu idetë inovative dhe frymën sipërmarrëse që ndriçojnë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritur në Shqipëri. Ceremonia u nderua me praninë e disa mysafirëve specialë dhe folësve kyç, përfshirë Z. Silvio Gonzato, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, z. Endrit Yzeiraj, Zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe znj. Petra Burcher, Kryesuese e Bashkëpunimit Zhvillimor në Ambasadën Suedeze në Tiranë. Të gjithë ata u përgjigjën me fjalime frymëzuese dhe iu dorëzuan çertifikatat fituesve. Ky aktivitet jo vetëm që theksoi rëndësinë e inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri, por gjithashtu synon të krijojë një platformë mbështetëse për zhvillimin e ideve të reja dhe të qëndrueshme në treg.

 

Challenge Food

 

Lorenzo Ait Rikthehet në Tiranë për një Trajnim Transformues në Biznes 

Oz Marketing rikthen trajnimin e Lorenzo Ait në Tiranë për herë të dytë

Në përgjigje të kërkesave të shumta, Oz Marketing ka organizuar për herë të dytë një trajnim ekskluziv në Tiranë me Lorenzo Ait, një nga konsulentët më të njohur në fushën e biznesit. Ait, i cili është gjithashtu trajner dhe sipërmarrës me përvojë të gjerë ndërkombëtare, është bashkëthemelues i grupit Allcore Spa dhe CEO i Amyralia Consulting.

Lorenzo Ait sjell një thesar të madh ekspertize në udhëheqjen e biznesit, duke iu përkushtuar veçanërisht fazave kyçe të rritjes dhe pozicionimit strategjik në treg. Trajnimi synoi të ndajë njohuri thelbësore mbi tendencat globale të tregut, strategjitë efektive për të thyer barrierat tregtare dhe rëndësinë e adaptimit në përballjen me sfidat kulturore dhe tregtare. Pjesëmarrësit në këtë trajnim përfituan jo vetëm nga këshillat praktike të Ait, por edhe nga arritjet e tij të rëndësishme profesionale. Ky trajnim ishte projektuar për të qenë një mundësi e pazëvendësueshme për të gjithë sipërmarrësit, menaxherët dhe liderët e biznesit që dëshirojnë të zgjerojnë horizontet e tyre dhe të mësojnë nga një nga më të mirët në fushë. Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishin study cases dhe këshilla praktike mbi biznesin e pjesëmarrësve që do jenë të ftuar të ndajnë sfidat e tyre dhe të marrin feedback nga eksperienca e Lorenzos.

 

Strategic Globalization

 

 

“Paving Your Path to Leading Roles”, webinari për fuqizimin e gruas në mënyrë gjenerative 

“Women on Boards Albania” organizoi webinar-in e parë në Shqipëri, dedikuar grave ambicioze që dëshirojnë të zgjerojnë horizontet e tyre profesionale dhe të ndërtojnë një rrugë të qëndrueshme drejt suksesit në botën e biznesit dhe qeverisjes. Ky event, i cili u mbajt më 14 maj në orën 4:30PM, përgatiti pjesëmarrëset për sfidat dhe mundësitë drejt rrugës së drejtimit organizativ dhe qeverisjes. Në këtë webinar, të ftuara ishin dy personazhe frymëzuese në fushën e drejtimit dhe ndryshimit organizativ: Albana Vrioni dhe Kathleen Dameroon. Të dyja janë të njohura për kontributin e tyre në zhvillimin e liderëve dhe në promovimin e diversitetit dhe përfshirjes në ambjente biznesi. Albana Vrioni, Drejtoreshë Ekzekutive e WOB-AL, gjithashtu themeluese e Vrioni Consulting, dhe katalizatore e ndryshimit dhe inovacionit, është një trajnere ekzekutive që udhëheq dhe këshillon ekipe globale të liderëve për të nxitur një kulturë që promovon rritjen inovative & gjenerative. Ajo është themeluese e “Women on Boards – Albania”, synimi i së cilës është të ndihmojë gratë me performancë të lartë të arrijnë nivele të larta ekzekutive, drejtuese dhe qeveritare. Kathleen Dameroon, e njohur për profilin e saj si trajnere në fushën e ndryshimeve transformuese, sjell mbi tre dekada përvojë në industrinë e trajnimeve dhe mentorimit ndërkulturor. Me një pasion për të ndërtuar hapësira krijuese & motivuese, ajo ndihmon liderët të zbulojnë zgjidhje të qëndrueshme që lidhin introspeksionin me kreativitetin sistemik. Webinari trajtoi tema kyçe si dallimi midis roleve udhëheqëse dhe anëtarësimeve në Bord, zhvillimi i vetëdijes për zgjedhje autentike në karrierë, dhe zgjerimi i perspektivave për të konsideruar pikëpamje të ndryshme. Gjithashtu, u diskutua rëndësia e vetëpyetjes për identifikimin e rrugës profesionale që rezonon më së miri me aspiratat personale. Ky webinar ishte një mundësi e shkëlqyer për CEO-të, ekzekutivët në rritje dhe anëtarët e bordit që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre dhe të marrin perspektiva të vlefshme nga individë që kanë kaluar tashmë këtë rrugë.

 

WOB-AL

 

Një pasdite inspiruese me Kevin Sekniqi në Startup Grind Tirana

Eventi i fundit i Startup Grind Tirana pati nderin të mirëpriste Kevin Sekniqin, një figurë të shquar në fushat e teknologjisë, inovacionit, blockchain-it, sipërmarrjes dhe kriptovalutave. Me mbi 80 adhurues të teknologjisë të pranishëm , aktiviteti u kthye në një burim  frymëzimi dhe informacioni.Eventi filloi me një përshkrim të hollësishëm të rrugëtimit të Kevin Sekniqit, duke përfshirë fëmijërinë e tij, pasionet dhe arsimimin. Ky prezantim i dha pjesëmarrësve një kuptim më të thellë të bazave që e çuan Kevin në krijimin e Avalabs, një platformë revolucionare blockchain. Kevin ndau histori personale që nxirrnin në pah interesat e tij të hershme dhe momentet kyçe që ndezën shpirtin e tij sipërmarrës.

Një nga pikat kryesore të eventit ishte historia e lindjes së Avalabs. Kevin tregoi sesi u frymëzua për të nisur këtë projekt inovativ dhe sfidat që hasën gjatë rrugës. Ai dha disa këshilla shumë domethënëse për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm. Sipas tij, tiparet kryesore për sukses janë:

Iniciativa: Të marrësh hapin e parë dhe të mos trembesh nga sfidat.
Vizioni i gjatë: Të mos dorëzohesh kurrë, pavarësisht vështirësive.
Mentaliteti i fituesit: Të mendosh gjithmonë për fitore dhe të punosh drejt saj.
Durimi: Të mendojnë për një periudhë më të gjatë dhe të eksperimentojnë deri në fund. Kevin theksoi se momenti i vetëm kur duhet të heqësh dorë është kur ke eksperimentuar dhe e sheh që nuk ka funksionuar.

Gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve, Kevin foli për ëndrrat e tij që ende nuk janë realizuar, si transformimi i energjisë globale në energji bërthamore. Ky vizion i tij tregoi përkushtimin për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme.

Kevin gjithashtu foli rreth projektit të tij më të ri, K4S6 Startup Fund, i cili ka për qëllim të nxisë zhvillimin e ekosistemit të startupeve në vend duke ofruar mbështetje dhe financime të konsiderueshme për ide inovative. Procesi i aplikimit është shumë i thjeshtë për këdo që është i interesuar për secilën nga kategoritë e mëposhtme:

Startup Track: 

Financimi varion nga $25,000 deri në $250,000 në varësi të seriozitetit dhe pjekurisë së startup-it. Pavarësisht sektorit, qoftë teknologji, shëndetësi, apo ndonjë industri  tjetër, ofrohet kapital dhe ekspertiza e nevojshme për të zgjeruar vizionin tuaj. Kushti minimal për aplikim është zakonisht një MVP (Minimum Viable Product). Nuk është e nevojshme të keni akumuluar një bazë përdoruesish, megjithëse kjo është një plus. Ajo që ka rëndësi është të keni treguar qartësisht aftësinë për të kaluar nga “zero në një” me idenë tuaj.

Fellows Track: 

Financimi është një tarifë fikse prej $5,000 në vit, e garantuar për dy vjet, ku kryesisht studentët apo të rinj të çdo moshe kanë mundësinë të thellohen tek ideja e tyre plotësisht, me opsion për rinovim për dy vjet shtesë nëse ka progres të dukshëm drejt materializimit të një ideje. Ky rrugëtim është për ëndërrimtarët që ende nuk kanë një koncept të qartë ndaj do t’ju ofrohen pagesa ne formë granti dhe një mjedis inkurajues për të eksploruar dhe zhvilluar idetë e tyre novatore, pa presionin nëse idetë rezultojnë fitimprurëse apo jo për momentin. Faktorët e rëndësishëm janë dëshira dhe nxitja për të ndërtuar të ardhmen.

Në fund të eventit, komuniteti tregoi një interes të madh duke bërë pyetje të ndryshme dhe duke u interesuar për temat që kishin pikëpyetje. Ky interaktivitet tregoi rëndësinë e ngjarjeve të tilla për të frymëzuar dhe edukuar sipërmarrësit e rinj dhe entuziastët e teknologjisë. Eventi i Startup Grind Tirana me Kevin Sekniqin ishte një sukses i vërtetë, duke ofruar një kombinim të rrallë të inspirimit dhe informacionit praktik për të gjithë të pranishmit.

Kevin Sekniqi

Kevin Sekniqi

 

Cloud Connect në Shqipëri: Ku deti blu i thellë takohet me hapësirën e pakufi të Cloud

Datat 22 dhe 23 maj ishin dy ditë emocionuese aktivitetesh konferencash në Tiranë, të ndjekura nga qershia mbi tortë: AWS Game Day më 24 maj në Festivalin South Outdoor në Borsh, në jugun e Shqipërisë.  Ky maj ishte jashtëzakonisht i gjallë dhe i mbushur me aktivitete.

GameDay është një ushtrim mësimor bashkëpunues që teston aftësitë në zbatimin e zgjidhjeve AWS për të zgjidhur problemet e botës reale në një mjedis të gamifikuar dhe pa rrezik. Kjo është një mundësi plotësisht praktike për profesionistët teknikë që të eksplorojnë shërbimet AWS, modelet e arkitekturës, praktikat më të mira dhe bashkëpunimin në grup. Jemi krenarë që presim Cloud Connect gjatë festimeve të 20-vjetorit të Raiffeisen Bank Albania.

Cloud

 

Event unik në Tiranë për strategji reale marketingu: “Digital Strategy

Event Premium për herë të parë ne Shqipëri! Specialistët nga më të mirët në Italia, Shqipëria e Kosova sjellin në Digital Strategy® eksperiencën e tyre dhjetra vjeçare në Digital Marketing! Eventi mbulon fushat e Digital Marketing, SEO, Content Marketing, Data & Analytics, Social Media Marketing, Influencer Marketing, e-Commerce, Inteligjenca Artificiale etj.Përmirëso, duke optimizuar biznesin tënd ashtu siç e meriton duke mësuar nga më të mirët me eksperiencë internacionale! Çdo masterclass është hartuar për të ofruar jo vetëm teorinë, por mbi të gjitha praktikën. Dëgjoni, mësoni dhe dialogoni me ekspertë të fushës Seo e Advertising, duke studiuar strategji konkrete dhe perspektiva të çmuara.

 

Digital Strategy

 

RCC vazhdon Balkathon 5.0, konkursin rajonal dixhital të markës tregtare!

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) lançoi  konkursin e tij rajonal të markës tregtare, online, për idetë dhe zgjidhjet më të mira dixhitale nga Ballkani Perëndimor – Balkathon 5.0. Aplikimet janë të hapura deri më 5 korrik 2024.

Duke u mbështetur në përvojën dhe reagimet nga katër edicionet e kaluara, Balkathon i këtij viti aspiron të jetë edhe më i rafinuar dhe miqësor ndaj konkurrentëve, duke prezantuar mundësi të reja emocionuese për konkurrentët.Edicioni i pestë i Balkathon fokusohet në idetë dhe zgjidhjet e reja inovative dixhitale në fusha të ndryshme tematike që do të mbizotërojnë konkursin e këtij viti, ndër të cilat sugjerohen: teknologjia e shërbimeve, gjelbërimi dhe energjia, transporti, turizmi dhe bujqësia, por është gjithashtu i hapur për edhe tema të tjera.Ekipet e përzgjedhura të Balkathon 5.0 do të përfitojnë një program mentorimi dy-ditor me ekspertë të kualifikuar dhe një shans për të fituar një nga gjashtë çmimet prej 7,000 EUR. Fituesit do të kenë gjithashtu një mundësi për të paraqitur idetë e tyre në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor të këtij viti dhe për të zbatuar zgjidhjen e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Balkathon

 

Ke një startup dhe do ta fuqizosh?! Qendra Kallz hap thirrjen për startupet që duan të bëhen pjesë e Women Startup Competition 2024

Bëhuni pjesë e programit një mujor të trajnimit dhe mentorimit për të konsoliduar produktin tuaj!

50 startupe, nga brenda dhe jashtë vendit, drejtuar nga individë dhe skuadra të kryesuara nga vajza, do të mund të konsolidojnë produktin dhe të bëjnë një hap para drejt tregut ndërkombëtar. 10 startupet e përzgjedhura do të prezantohen në eventin final Women Startup Competiton Albania 2024 në muajin qershor, në Tiranë. Pjesë e rrjetit europian të Women Startup Competition, startupet vendase do të jenë automatikisht pjesë e këtij rrjeti që në regjistrimin e tyre për prezantim, para sipërmarrëseve dhe donatorëve të mundshëm.

Ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e programit të vetëm ndërkombëtar, dedikuar grave dhe vajzave, që zhvillohet në Shqipëri.

 

Women Startup Competition

Ky artikull i publikua më parë në numrin 35 të revistës Businessmag

Ju mund të abonoheni dhe të shkarkoni këtu revistën digjitale

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0