Shkencëtarët gjejnë një mënyrë dinake për të ndihmuar me shkurtimin e kohës së shpenzuar para ekranit tuaj celular - Business Magazine Albania

Shkencëtarët gjejnë një mënyrë dinake për të ndihmuar me shkurtimin e kohës së shpenzuar para ekranit tuaj celular

Shkencëtarët gjejnë një mënyrë dinake për të ndihmuar me shkurtimin e kohës së shpenzuar para ekranit tuaj celular

Nuk mund ta largoni zakonin e shpenzimit të kohës së tepërt në smartfon? Studiuesit kanë shpikur një mënyrë të zgjuar për të minimizuar kohën tuaj të lartë të ekranit, e cila përbën një ‘dredhi’ të ligë.

Aplikacioni i tyre, InteractOut, ndërhyn në mënyrë delikate me ndërveprimet naviguese dhe prekëse në ekranin e telefonit tuaj, gjë që gradualisht bëhet gjithnjë e më zhgënjyese derisa më në fund vendosni të ulni pajisjen tuaj dhe të merreni me një aktivitet tjetër.

Studimi  i prezantuar këtë javë në Konferencën mbi Faktorët Njerëzor në Sistemet Kompjuterike, pati disa gjetje të jashtëzakonshme mbi efektivitetin e kësaj metode. Krahasuar me qasjen më konvencionale të mbylljes nga një aplikacion pasi të kaloni një kufi kohor, studiuesit zbuluan se forma e tyre dinake e ndërprerjes ishte 16% më efektive në uljen e kohës së ekranit.

“Aplikacionet e bllokimit janë mjaft shkatërruese, kështu që nëse dikush është në mes të një detyre ose një loje të rëndësishme, ata do të përpiqen ta tejkalojnë kohëmatësin e ekranit që kishin caktuar fillimisht,” tha bashkëautori i studimit Anhong Guo, një asistent profesor i shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë në Universitetin e Miçiganit. “Më pas, ata mund të harrojnë kufirin kohor dhe të kalojnë më shumë kohë në telefon se sa kanë dashur”.

Aplikacioni pengon ndërveprimet duke shtuar vonesa në klikim dhe hyrje të tjera. Ai gjithashtu zhvendos vendndodhjen e hyrjeve tuaja, në mënyrë që vendi ku jeni duke prekur në ekran të mos përputhet me atë që kryen telefoni juaj.

Në studim, studiuesit patën mbi 40 pjesëmarrës që të përdornin aplikacionin e tyre InteractOut për dy javë, dhe më pas ata të përdornin një aplikacion të bllokimit të fortë me limit kohor për dy javë të tjera, duke vendosur një kufi të kohës para ekranit të aplikacionit prej një ore.

Lexo edhe: Gati 9 vite jetë i shpenzojmë në telefon

Një nga përfitimet e InteractOut, zbuluan studiuesit, është se qasja e tij e zgjatur i detyron përdoruesit të jenë të vetëdijshëm për ndërveprimet e tyre me telefonat e tyre, ndërsa një aplikacion bllokimi zakonisht ju shfaqet vetëm një herë përpara se ju – le të jemi të sinqertë – të vendosni ta shpërfillni atë. Të dhënat e mbështesin këtë: rreth 62 për qind e pjesëmarrësve e lejuan InteractOut të bëjë gjënë e tij gjatë gjithë ditës, por vetëm 36 për qind ju përmbajtën bllokimit të tyre me limit kohe.

“Nëse ne vazhdimisht shtojmë pak vones në ndërveprimin me telefonin, përfundimisht përdoruesi bëhet më i vetëdijshëm për atë që po bën sepse ka një mospërputhje midis asaj që ata presin të ndodhë dhe asaj që ndodh në të vërtetë,” tha Guo.

Ne bëjmë shaka se është pak e keqe, sigurisht, por funksionon. Varësia nga telefonat inteligjentë nuk është shaka, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, kështu që më shumë kërkime mbi mënyrat efektive për ta luftuar atë duhet të merren seriozisht.

Thënë kështu, InteractOut nuk është perfekt. Disa aplikacione, si ato për video, në radhë të parë kërkojnë shumë pak ndërveprime, duke i bërë këto ndërhyrje më pak efektive. Ato do të kërkojnë ndërhyrje më specifike të përshtatura, tha Guo, por është një fillim premtues.

 

Futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0