Baboon, zyrtarisht në Durrës që nga 3 Mạj i 2024-ës, për një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm! - Business Magazine Albania

Baboon, zyrtarisht në Durrës që nga 3 Mạj i 2024-ës, për një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm!

Baboon, zyrtarisht në Durrës që nga 3 Mạj i 2024-ës, për një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm!

Këtë vit qyteti bregdetar, veçse mijëra turistëve vendas dhe të huaj, mikpriti dhe një shërbim 100% autentik shqiptar, Baboon Delivery. Pas Tiranës e Prishtinës, bëhet kështu i treti në radhë në të cilin shpërndarja e ushqimit transformohet në një eksperiencë unike, pasojë e standardeve që Baboon ka vendosur për plot 8 vjet.

Thënë kjo, Durrësi nis me një avantazh, atë të përvojës. Pritshmëritë janë sigurisht të larta, konsideruar investimin dhe impenjimin nga ana e Baboon dhe jemi të lumtur të pranojmë që fillimi ka qenë i mbarë.

Lexo edhe:Living App – Transformimi i marketingut përmes teknologjisë dhe lojërave interaktive

Për një brand ‘Made in Albania’, kontributi krahas gjithçkaje, është njësoj prioritar. Tregu në Durrës kishte mungesë të dukshme në sektorin që ne mbulojmë e si rrjedhojë qe më shumë se gati, për ta huazuar Baboon-in si koncept. Tashmë restorantet mund të zgjerojnë zonën e shërbimit duke mbuluar të gjithë vijën bregdetare, fluksi krahas punës, për fat të mirë, shton dhe vendet e punës dhe më e rëndësishmja klienti ka më tepër mundësi zgjedhjeje, rreze më të gjerë në dispozicion dhe ushqimin e servirur për një kohë absolutisht më të shkurtër se mesatarja aktuale në qytet. E patjetër, mbetemi një ospion primar sidomos për të huajit, që në një vend ku nuk njohin, drejtohen tek emëruesi i përbashkët i globit, interneti dhe të porositurit online, me vetëm një klik. Bonuset në aplikacion, transporti pa pagesë die ofertat e njëpasnjëshme janë dhurata jonë,për kë po na beson për të parën herë.

Zyrtarisht në Durrës që nga 3 Mạj i 2024-ës, për një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0