Dy adoleshentë nga Elbasani përfaqësojnë Shqipërinë në “konkursin europian të parasë - Business Magazine Albania

Dy adoleshentë nga Elbasani përfaqësojnë Shqipërinë në “konkursin europian të parasë

Edea Blaceri dhe Martin Leci janë dy adoleshentë nga Elbasani, të cilët fituan konkursin kombëtar të Kuizit Europian të parasë dhe përfaqësuan Shqipërinë në Bruksel, mes mijëra bashkëmoshatarëve nga 30 vende të Europës.

Përpos krenarisë kombëtare të të përfaqësuarit të Shqipërisë, 14 vjeçarët nga Elbasani u përballën me një garë të fortë, ku merrnin pjesë edhe nxënës të shkollave profesionale me drejtim financë e kontabilitet, por eksperienca rezultoi e shkëlqyer.

European Money Quiz është një nismë e rëndësishme që synon të përmirësojë kulturën financiare të nxënësve të moshës 13–15 vjeç. Duke ofruar njohuri themelore rreth financave personale, investimeve, borxhit dhe menaxhimit të parave, ky konkurs përgatit adoleshentët për sfidat dhe mundësitë e tregut financiar.
Lexo: Çfarë ndodhi me turistët në Prill, u rritën apo u ulën?

Për të sfiduar dhe për të provuar njohuritë e tyre, Edea dhe Martin ndeshën një konkurrencë të fortë në arenën ndërkombëtare. Përveç rivalëve të tyre, ata u ballafaquan edhe me shkencëtarë, ekonomistë dhe profesionistë të financave, të cilët përfaqësonin vende të tjera të Europës. Megjithatë, me përkushtimin e tyre, ata arritën të shkëlqyen dhe t’u impresionuan jurisë me dijen e tyre gjeniale në fushën e financave.

Pjesëmarrja e tyre në këtë konkurs e bëri të qartë se edukimi financiar është një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit të një personi në shoqërinë moderne. Duke u angazhuar në një aktivitet të tillë, Edea dhe Martin treguan se adoleshentët mund të jenë më shumë se vetëm konsumatorë; ata mund të jenë një forcë e ndryshimit në botën e financave dhe ekonomisë. Kjo përvojë do të ndikojë në jetën e tyre për të ardhmen dhe do të ndihmojë në përgatitjen e tyre për sfidat e vazhdueshme të jetës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0