Aplikimet në skemën Grant 2024 arrijnë në shifra rekord - Business Magazine Albania

Aplikimet në skemën Grant 2024 arrijnë në shifra rekord

Aplikimet në skemën Grant 2024 arrijnë në shifra rekord, duke regjistruar plot 539 kërkesa për financim të paraqitura jo vetëm nga sipërmarrësit e rinj, por edhe nga individë që kanë një ide inovatore për të bërë biznes në vendin tonë.

Lidhur me numrin e lartë të aplikimeve, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj thotë se kjo tregon besimin e fortë që sipërmarrësit e rinj kanë në potencialin e skemës së paraqitur nga qeveria shqiptare për financimin dhe zhvillimin e startup-eve të tyre. Ditën e nesërme pritet të nisë edhe procesi i vlerësimit sipas fazave të përcaktuara.

 “Shpreh mirënjohjen për të gjithë 539 aplikantët që kanë treguar besim ndaj skemës GRANT 2024 të financuar nga qeveria Shqiptare. Përkushtimi juaj i palëkundur ndaj përparimit të sipërmarrjes është vërtet i lavdërueshëm.

Faza tjetër e rëndësishme përfshin procesin e vlerësimit. Ky proces është krijuar për të vlerësuar meritën, qëndrueshmërinë dhe ndikimin e mundshëm të secilit projekt. Qëllimi ynë nuk është vetëm të shpërblejmë pjesëmarrjen, por të nxisim një ekosistem ku idetë dhe startup-et transformuese mund të rriten dhe të bëjnë një ndryshim të qëndrueshëm.

Ndërkohë që presim me padurim rezultatet e këtij vlerësimi gjatë muajit në vijim, kemi besim se projektet e përzgjedhura do të shfaqin talentin, kreativitetin dhe shpirtin e jashtëzakonshëm të sipërmarrjes që Shqipëria ka për të ofruar. Na ndiqni për më shumë informacione ndërsa ne nisim këtë udhëtim emocionues së bashku, duke formësuar të ardhmen e sipërmarrjes dhe inovacionit në vendin tonë. Falemnderit edhe një herë për pjesëmarrjen dhe besimin tuaj”, – bën me dije ministrja Ibrahimaj.

 

Fondi prej 300 milionë lekësh i akorduar nga qeveria për thirrjen e këtij viti, do të ndihmojë në mbështetjen e individëve dhe startup-eve në sektorë të ndryshëm, duke u fokusuar në fushat prioritare të përcaktuara në Strategjinë e Specializimit Inteligjent të Shqipërisë (S3), siç janë: ICT, Prodhim, Energji, BPO, Agrobiznes, dhe Turizëm.

Ky fond paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të mbështetur biznese të reja inovative në fazën e tyre fillestare, deri në atë të rritjes dhe ndërkombëtarizimit. Thirrja mbështet startup-et në tre faza, duke ofruar financim për ide inovative deri në 1.5 milionë lekë, zhvillimin e biznesit në një fazë të dytë deri në 4.5 milionë lekë, si dhe në rritjen dhe ndërkombëtarizimin e sipërmarrjeve ekzistuese, të cilat do të financohen deri në 9 milionë lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0