“Imagine Dignity” një propozim artistik për të rritur ndërgjegjësimin për mjedisin. - Business Magazine Albania

“Imagine Dignity” një propozim artistik për të rritur ndërgjegjësimin për mjedisin.

Kjo është një përpjekje për të nxitur ndërgjegjësimin për çështjet e mjedisit dhe për të promovuar një qasje më të qëndrueshme ndaj zhvillimit urban dhe ambientit. Sonia Jojiç është kuratore e kësaj ekspozite. Ajo, është Dizajnere shqiptare – Amerikane në profesion e shkolluar në SHBA, aktualisht në pozicionin e Drejtueses së Departamentit të Artit dhe Dizajnit në Universitetin Polis dhe si Lektore me kohë të plotë në Universitetin Polis Tiranë, Shqipëri.

 

“Imagjinoni Shkëmbinj Koralë”, cili ishte pozicioni juaj në këtë ekspozitë?

Kjo ekspozitë ka qenë shumë unike dhe vjen për herë të parë në Shqipëri dhe është pritur shumë mirë. Fokusi kryesor kanë qenë çështjet klimaterike dhe vetë veçantia e përcjellje përmes imazhit i jep një ndjesi unike. Si ekspozitë ndahet në tre pjesë, pjesa e parë janë koralet të cilat në momentin që ato kthehen të bardha dhe fosforeshente aty fillon zhdukja e tyre dhe në momentin është pika ku publiku vjen ta shohë, afrohet merr edhe mesazhin se diçka kaq e bukur është duke u shkatërruar. Së dyti është workshopi që kemi  zhvilluar dhe fokusohet në rigjenerimin e shumë produkteve. Dizajni dhe arti i instalacionit shërben si një shpalosje e mënyrës unike të shprehjes së emocioneve dhe imazhimit të një jetë dinjitoze. Përmes dizajnjt, kultura e ndryshme shfaqen në mënyra të ndryshme, ndërsa çështjet sociale shpesh adresohen dhe shprehën në mënyra inovative. Gjithashtu, dezajni promovon procesin e shërimit, inkurajon analizën kritike, dhe mbrojt trashëgiminë kulturore.

Si është pritur nga publiku?

Është pritur shumë mirë workshopi dhe fokusi që patëm tek dizajni i rigjeneruar. Kjo temë i futi dhe i integroi më së miri të rinjtë pjesëmarrës. Në fakt sado skeptikë ishin në fillim më pas ishte një proces pune shume i shpejtë dhe zhvillues. Ndërsa nga publiku në tërësi kemi pasur të grupmoshave të ndryshme. Ekspozita ka synuar që përtej estetikës të ndikonte tek disa çështje të caktuara. Është përdorur metafora e shkëmbinjve koralorë për të shqyrtuar se si parimet e natyrës dhe ekosistemit të saj kalojne procese rigjeneruese ashtu mund të zhvillohen dhe produkte rigjeneruese të cilat mund të ndikojnë në dizajn. Të cilët po ballafaqohen gjithashtu me ndikimin e hershëm të ndryshimeve klimatike, duke përjetuar zbardhjen e shpeshtë të korales së tyre.

Lexo: Si të dalloni individin mizor të maskur si të mirë…

Kjo ekspozitë ka ardhur vetëm në Tiranë?

Jo kjo ekspozitë është lëvizëse nis nga Sarajeva dhe më pas kalon në Beograd, Prishtinë, Maqedoni dhe deri në Indi. Qëllimi është që të zhvillohen produkte të tregut aktual dhe të kontekstit shqiptar, duke nxitur krijimin e tregut për produkte utulitare etj. Tema ka qenë e fokusuar në higjenën orale dhe këtu ka qenë fokusi i produkteve. Në qytete si Vjena, Sarajeva apo Tirana, koncepti i dizajnit rigjenerues ka potencialin për të ndryshuar perceptimet tona dhe për të inkurajuar veprime që kanë një impakt të qëlluar. Dizajni rigjenerues nuk është thjesht për qëndrueshmëri; ai synon të rikthejë dhe të rimarrë jetë ekosistemet në vend të thjeshtësimit të dëmeve. Kjo qasje e dizajnit përpiqet të zgjidhë problemet duke krijuar një efekt pozitiv mbi mjedisin, duke promovuar rinovimin dhe rikthimin e natyrës në mënyra të qëndrueshme dhe të kuptueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0