Njeriu më i pasur i Azisë 'fundos' ChatGPT? - Business Magazine Albania

Njeriu më i pasur i Azisë ‘fundos’ ChatGPT?

Konsorciumi pas Reliance Industries të Mukesh Ambani synon të nisë shërbimin e parë të stilit ChatGPT.

Ambani është njeriu më i pasur i Azisë dhe ky është një hap i madh në ambiciet e Indisë për t’u bërë një lojtar serioz në fushën e inteligjencës artificiale.
Grupi BharatGPT, i cili përfshin një krah të kompanisë më të vlefshme të Indisë dhe tetë universitete të lidhura, ofroi një paraqitje të shkurtër të modelit të gjuhës në një konferencë teknologjike në Mumbai.
Në një video të shfaqur para audiencës, një auto mekanik në Indinë jugore kërkoi ndihmë prej robotit të Inteligjencës Artificiale (AI) në gjuhën Tamile, një bankier foli me mjetin në gjuhën Hindi dhe një programues në Hyderabad e përdori atë për të shkruar kodin kompjuterik, raportoi bloomberg.

Nëse është i suksesshëm siç është planifikuar, modeli – i quajtur Hanuman sipas hyjnisë hindu – do të përfaqësojë përparimin e Indisë në garën me ritme të shpejta për të zhvilluar teknologjinë e inteligjencës artificiale.

lexo: Historia shqiptare e lotarisë sportive. Kur u vendos skedina e parë, në shqipëri?

BharatGPT parashikon që modeli të funksionojë në më shumë se 11 gjuhë lokale në katër fusha kryesore – këto përfshijnë kujdesin shëndetësor, menaxhimin, shërbimet financiare dhe arsimin.

Modeli u zhvillua në bashkëpunim me universitetet e Institutit Indian të Teknologjisë, duke përfshirë Bombein, me mbështetjen e operatorit wireless “Reliance Jio Infocomm” dhe qeverisë indiane. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0