Zhvillimi i inteligjencës artificiale në Shqipëri, flet eksperti Duleviç. Ja sa institucione e përdorin - Business Magazine Albania

Zhvillimi i inteligjencës artificiale në Shqipëri, flet eksperti Duleviç. Ja sa institucione e përdorin

Në Shqipëri, zhvillimi i inteligjencës artificiale (IA) ka filluar të bëjë hapa të rëndësishëm, megjithatë, nuk është ende në nivele të larta si në disa vende të tjera me një infrastrukturë më të zhvilluar në këtë fushë. Disa aspekte të zhvillimit të IA në Shqipëri përfshijnë:

  1. Arsimi dhe Kërkimi Shkencor: Në vitet e fundit, universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri kanë nisur të ofrojnë programe studimore dhe kërkimore në fusha të ndryshme të inteligjencës artificiale. Ky është një hap kyç për të trajnuar profesionistë dhe kërkues që mund të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj teknologjie.
  2. Startupe dhe Inovacioni: Ka disa startup-e dhe kompani të vogla në Shqipëri që janë duke punuar në projekte të inteligjencës artificiale. Këto përfshijnë aplikime në fusha të tilla si mjekësia, edukimi, teknologjia financiare dhe shërbimet e internetit.
  3. Ndërmarrje dhe Sektori Publik: Disa ndërmarrje dhe institucione publike në Shqipëri po eksperimentojnë me përdorimin e inteligjencës artificiale për të përmirësuar shërbimet dhe proceset e tyre. Këto përfshijnë shfrytëzimin e teknologjive të zhvilluara për analizë të dhënash dhe marrëdhëniet me klientët.
  4. Mungesa e burimeve: Megjithatë, një nga sfidat kryesore për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Shqipëri është mungesa e burimeve njerëzore dhe financiare. Për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm, është e rëndësishme të investohet në arsimin e avancuar dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për inovacion.
  5. Përparimi i Hapësirave të Kërkimit: Për të përmirësuar zhvillimin e IA, është e rëndësishme të krijohen hapësira më të favorshme për kërkim dhe inovacion. Këtu përfshihen bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik, sektorit privat dhe institucioneve të arsimit.

Në përgjithësi, inteligjenca artificiale në Shqipëri është në një fazë fillestare të zhvillimit, por ka potencial për të rritur ndikimin dhe përdorimin e saj në shumë fusha të shoqërisë dhe industrive në të ardhmen, shprehet për Business Magazine eksperti Said Duleviç

Si e shihni trendin e zhvillimit të teknologjisë në vendin tonë ?
Teknologjia është në rritje në Shqipëri dhe ka disa trende të ndryshme të zhvillimit. Disa prej tyre janë startupet dedikuar inovacionit AI, turizmit dhe data science. Gjithashtu kemi disa kompani që kanë investuar në aplikacione mobile për shëndet,edukim dhe transport. Një tjetër trend është rritja e përdorimit të internet nga qytetarët dhe kjo sjell më tepër zhvillim, përmirësim dhe rritje të kapaciteteve
zhvilluese në vend.

A jemi ne te përafruar në vendet e tjera të rajonit kur bëhet fjalë për zhvillimin e inteligjencës artificiale?
Mendoj që Shqipëria po përpiqet por ende mungojnë mekanizat e duhur pasi është fushë e re, ajo që mund të them është se ne si vend po marrim modelet e gatshme të A.I dhe po i implementojmë nëpër kompani. Sukses do ishte të zhvillohej ne vend Inteligjenca Artificiale.

Cilat janë institucionet që e përdorin më tepër inteligjencën artificiale?
Mendoj që janë institucionet private që janë ndërkombëtare, e kam vënë re shumë pak në bizneset e vogla që ende skanë kanale dixhitale por ende shesin dhe bëjnë biznes me instagram.

A Kemi ne të dhëna që tregojnë se si po përdoret apo keqpërdoret ajo ?
Po ka disa të dhëna që tregojnë keqpërdorimin e saj, të mos harrojmë skandalin me deepfake të personazheve vip që ishte një problem. Kohët e fundit A.I është përdorur për scams duke i dërguar sms dhe skema mashtrimi mijëra qytetarëve në bulk system.

A është Shqipëria me nivelin e duhur intelektual kur bëhet fjalë për dije në aspektin teknogjik për të bashkëpunuar dhe futur në sistemet e saj inteligjencën artificiale?

Mendoj që jo, inteligjenca artificiale kërkon trajnime të specializuara që nuk ofrohen në Shqipëri. Të merresh me A.I duhet të jenë infrastrukturat dhe stafi i përgatitur në MLS ( Machine learning systems) dhe data science.

Si e sheh idenë e kryeminsitrit të vendit për të futur në përdorim inteligjencën artificiale në platforma shtetërore ?
Mendoj që ideja është e mirë, por një chatbot nuk tregon potencial të plotë të A.I. Chatbotet kanë një dekadë që përdoren jashtë vendit. Nëse A.I do hyj në vendim marrje atëherë duhet kujdes pasi nëse diçka programohet keq mund të ketë pasoja në tjetërsim të dhënash të qytetarëve.

Sa kërcënuese është nga ana tjetër që të futet perdorimi i kësaj inteligjence në kushtet kur shkurtohen mijëra vende pune ?
Zhvillimi teknologjisë gjithmon shkurton dhe hap vende të reja pune. Nuk është ky problemi, problemi për vendin tonë është se nuk po hapen fronte dhe investime të reja që të rinjtë të trajnohen dhe zhvillohen mbi A.I që në të ardhmen e shkurtërt të mos gjenden pa punë dhe pa orientim.

Cilat janë efektet pozitive të këtij përparimi global teknologjik?
Shkurtimi kohës,kostove dhe automatizim i proceseve. Çdo industri e madhe kështu shton fitimin duke ulur kostot.

A do të arrijë ndonjëherë Shqiperia standartet e duhura për të pasur një zhvillim teknologjik, në kushtet kur edhe ekspertet janë të rrallë ju me se miri e dalloni këtë si ekspert?

Mendoj që po, por afati është pa afat se kur. Ekspertë ka plot vendi por shumica e tyre kanë zgjedhur të largohen jashtë apo të jenë në sektorin privat dhe kontributin kryesisht e japin
për kompanitë që operojnë jashtë gjë që e lë vendin tonë në vend numëro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0