Njihuni me fituesit e "Business Leaders 2023" - Business Magazine Albania

Njihuni me fituesit e “Business Leaders 2023”

Konkursi “Business Leaders 2023”, i organizuar nga Business Magazine dhe AlbaniaTech, tashmë ka fituesit e tij! Ky konkurs kishte për qëllim të nderojë dhe të njohë sipërmarrësit më të dalluar, startup-et më premtuese, influencërin/en më të dashur si dhe platformat e-commerce më inovative të vitit 2023!

Sipërmarrësi i Vitit: Samir Mane

Samir Mane është sipërmarrësi dhe filantropi më i suksesshëm shqiptar. Ai është miliarderi i parë Shqiptar. Samir Mane është President dhe pronar i vetëm i Grupit BALFIN, i cili është një ndër grupet e investimeve më të rëndësishëm në Evropën Juglindore.

BALFIN, themeluar në vitin 1993, është një grup i larmishëm dhe aktiv në tregtinë me shumicë dhe pakicë, banka, pasuri të paluajtshme, menaxhim asetesh, turizëm, media dhe logjistikë. Aktualisht pjesë e grupit BALFIN janë më shumë se 50 kompani.

Duke qenë se nominimet bashkë me votimet për të preferuarin/ën në secilën kategori, u bënë nga audienca e Business Magazine dhe audienca e të nominuarve vetë, secili person nga kategoritë u shoqërua me një arsye specifike se përse ai personazh ishte i preferuari i tyre. Në rastin konkret, ja disa nga arsyet pse audienca e mendoi Samir Manen personin që meritone të quhej Sipërmarrësi i Vitit:

“Është sipërmarrësi i vitit pasi ka udhëhequr me vizion dhe guxim, duke shndërruar sfidat në mundësi dhe duke frymëzuar ekipin me integritet dhe përkushtim të palëkundur.”

“Ambicioz , punëtor , korrekt , elokuent , i lexuar.”

“Ka sjellë vlerë të shtuar në ekosistemin e biznesit në Shqipëri.”

2. E-Commerce i Vitit: ViaAnabel

ViaAnabel u krijua në 8 shkurt 2016, si një sipërmarrje e Dalina Buzit, bashkë-themeluese e revistës “Anabel” dhe portalit online Anabel.al. Buzi, falë kontakteve të saj të krijuara nga eksperienca e saj televizive dhe si kryeredaktore e revistës “Anabel”, gjykoi se tregut i mungonte një dyqan, ku njerëzit që zotëronin një garderobë me artikuj luksoz në kushte shumë të mira ose të shkëlqyera, mund t’i shisnin ato blerësve, të cilët nuk kanë mundësinë për të shpenzuar për vlerën origjinale të këtyre artikujve.

Disa nga arsyet pse audienca zgjodhi ViaAnabel:
” Shërbimi i shkëlqyer ndaj klientit”, “Transparencë në përshkrimet e artikujve”, “Thjeshtësi në mënyrën e  pagesës.”

3. Startup-i i Vitit: FRUT’ZA

Frut’za, një startup inovativ në sektorin ushqimor, ka shpërthyer në skenën e biznesit. Me një model biznesi unik, themeluar nga krijuesit e AILend dhe GreenLeaf, startupi ka fituar zemrat e bizneseve dhe konsumatorëve në Shqipëri.

Disa nga arsyet pse Frut’za u përzgjodh si startup-i i vitit:

“Shërbim fantastik!”
“Një nevojë që deri më tani nuk e dinim që e kishim. Të abonohesh për një shportë me fruta, lehtëson në mënyrë radikale të ushqyerin shëndetshëm edhe kur ndodhesh në punë!”

4. Influencër i Vitit: Luiz Ejlli

Në botën e rrjeteve sociale dhe komunikimit digjital, Luiz Ejlli ka dalë fitues i kategorisë Influencër i Vitit. Ai fitoi edicionin e 44-të të Festivalit të Këngës duke përfaqësuar kështu Shqipërinë në Eurovision 2006. Ai është gjithashtu i njohur edhe për pjesëmarrjen e tij në shtëpinë e reality-show Big Brother Albania VIP, ku  fitoi edicionin e dytë të këtij formati.

Disa nga arsyet pse Luiz Ejlli u zgjodh si Influencëri i vitit:

“Njeriu që i ktheu buzëqeshjen miliona shqiptarëve”; Person që ka ndërtuar emrin e tij me mund dhe sakrifica dhe sot je më i miri” ;  ” Është një person  që i shërben popullit për gjëra të nevojshme.”

Me këtë konkurs, Business Magazine nderon kontributin e shkëlqyer të individëve dhe bizneseve në Shqipëri që kanë sjellë inovacion dhe kanë ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike dhe shoqërore të vendit. Ky është një vit tjetër i shkëlqyer për sipërmarrjen dhe influencën në Shqipëri, duke shpresuar në vazhdimin e sukseseve dhe arritjeve të tyre në të ardhmen.

Business Magazine dhe AlbaniaTech falenderojnë të gjithë ndjekësit për kontributin e tyre në këtë iniciativë për të evidentuar liderët e biznesit, si dhe pjesëmarrësit të cilët janë përkushtuar për të ruajtur një proces votimi të drejtë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0