E dini recetën për sukses? Na e tregon Apple! - Business Magazine Albania

E dini recetën për sukses? Na e tregon Apple!

Apple ka fituar reputacionin e një punëdhënësi të dëshiruar, por arsyet nuk janë ato që shumë mund të mendoni fillimisht.

Përtej pagave të larta dhe ambienteve/zyrave luksoze, ose paketa të majme përfitimesh ajo që e bën një punë të korporatës në Apple kaq tërheqëse është se sa “të qetë” janë rolet e saj. Ka një arsye jashtëzakonisht të thjeshtë, por shumë efektive pse kjo është e mundur.

Ajo që Apple po bën dhe që punëdhënësit shpesh e anashkalojnë është shpërblimi i punonjësve që punojnë shumë. Jo me më shumë para, një zyrë më të madhe ose përfitimet e preferuara të punonjësve të Steve Jobs. Por, me shpërblimin që i mban njerëzit të lumtur për të punuar me zell: liria.

Qasja e Apple nxit produktivitetin, ndërsa ndërton një kulturë pozitive nxitjeje dhe lumturinë e stafit. Krijon një punë të qetë, ku stafi ka një farë lirie për të bërë atë që duan kur të duan.

Kalo mbi kujdesin korporativ

Më e lodhshme se të kujdesesh për të tjerët, është të kujdesesh për vete. Punonjësit duhet të kenë hapsirën për të kryer punën e tyre dhe për ta kryer atë mirë. Një nga arsyet pse Apple është mund të lërë të lirë stafin është sepse ka një proces shumë rigoroz dhe jashtëzakonisht strategjik të zgjedhjes së kandidatëve. Ajo përdor “Rregullën e 3 E”: ekspertizë, lehtësi dhe punësim. Prandaj, në momentin kur dikush fiton një rol, Apple  sigurohet që kandidati është i kualifikuar në mënyrë të lartë dhe i përshtatshëm për pozitën, pa nevojë për kujdes të tepërt.

Autonomia rritet në proporcion me performancën

Në vend që të ndëshkosh punonjësit  e mirë me më shumë punë, shpërbleji ata me më shumë liri. Me fjalë të tjera, punonjësit mund të bëjnë atë që duan nëse e mbarojnë punën e tyre.

Prandaj, nuk është se çdo punonjës i ri ka liri të pa kufizuar nga dita e parë. Sa më shumë punonjësit tregojnë vlerën e tyre në terma të sasisë dhe cilësisë së punës, ata fitojnë gjithnjë e më shumë liri. Në këmbim, punët bëhen më të lehta me kohën dhe bëhen dëshmi të produktivitetit dhe besueshmërisë.

Natyrisht, është e vështirë t’u besosh njerëzve nëse nuk i njeh, një çështje kjo e zakonshme në ekipe të mëdha. Por, ka një avantazh të madh në njohjen e punonjësve përtej ndërtimit të besimit dhe kjo është thelbësore për motivimin e stafit dhe për nxitjen e një mjedisi pozitiv dhe produktiv.

Njerëzit me kënaqësi do të bëjnë një punë të mirë për ata që duan

Për të qenë lloji i punëdhënësit, për të cilin punonjësit janë të lumtur të punojnë shumë, njihni stafin tuaj, jini të gatshëm të lëshoni kontrollin dhe shpërbleni një punë të bërë mirë me liri, në vend të ndëshkimit me më shumë punë. Një punë e rehatshme nuk është domosdoshmërisht një punë e lehtë, por mund të bëjë që jeta të duket më e lehtë kur ke një jetë të shkëlqyer në punë dhe aftësinë për të pasuar një jetë jashtë punës.

inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0