Qeveria turke ka vendosur të bëjë me pagesë hyrjen në xhaminë “Hagia Sophia”. Monumenti Trashëgimisë Botërore të UNESCO do të jetë falas vetëm për qytetarët turq.
Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy tha se sistemi i pagesëës do të nisë nga janari 2024 e tutje. “Po vazhdojmë me zbatimin e sistemit të menaxhimit të vizitorëve në xhaminë “Hagia Sofia”. Cilësia dhe siguria e vizitave do të rritet”, theksoi Mehmet Nuri Ersoy. Duke shpjeguar vendimin, Ersoy tha se “Xhamia e Hagia Sophia është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe turistike në botë. Ne kemi bërë disa marrëveshje për të mbrojtur këtë strukturë të rëndësishme dhe për të siguruar që vizitorët të shijojnë një përvojë më të mirë”- tha ai. Për qytetarët turq, vizita dhe adhurimi do të jetë falas, shtoi ministri turk, duke theksuar se ky ishte rekomandimi i UNESCO-s.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.