Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në lehtësimin e ndërtimit të armëve kimike dhe biologjike, ka paralajmëruar kryeministri britanik Rishi Sunak.
Sunak potencoi se në një skenar të rastit më të keq, shoqëria mund të humbasë të gjithë kontrollin mbi Inteligjencën Artificiale duke mos arritur për ta çaktivizuar, raporton BBC
Derisa potenciali për dëm është i diskutueshëm, njerëzit nuk duhet të injorojnë rreziqet e mundshme nga AI, argumentoi ai.
Sunak gjatë një fjalimi tha se kjo teknologji po krijonte vende pune.
Ai shtoi se zhvillimi i teknologjisë do të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe produktivitetin, megjithëse pranoi se do të kishte një ndikim në tregun e punës.
Fjalimi i kryeministrit britanik të enjten në mëngjes përcaktoi aftësitë dhe rreziqet e mundshme të paraqitura nga AI – duke përfshirë sulmet kibernetike, mashtrimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve – pas publikimit të një raporti të qeverisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.