Njerëzit e moshës së mesme që janë fizikisht aktivë kanë një shans dukshëm më të ulët për të pasur një goditje në tru, tregon një studim i ri.Studimi përfshiu 15.000 njerëz të cilëve iu kërkua të bënin stërvitje në një rutinë për të përcaktuar aftësinë e tyre fizike, pas së cilës ata u ndoqën për dekadën e ardhshme.
Pjesëmarrësit kishin moshë mesatare prej 55 vjetësh dhe u ndanë në tri grupe në bazë të rezultateve të trajnimit.
Të dhënat treguan se grupi më i aftë fizikisht kishte një shans 8 për qind më të ulët për të zhvilluar fibrilacion atrial dhe një shans 12 për qind më të ulët për të pasur një goditje në tru gjatë dekadës që u ndoqën, krahasuar me grupin tjetër.
Lexo edhe:A mundet Inteligjenca Artificiale të parashikojë moshën tuaj të vërtetë dhe sa kohë do të jetoni ?
Në të njëjtën kohë, ata kishin 14 për qind më pak gjasa të përballeshin me probleme të pafavorshme kardiovaskulare, duke përfshirë sulmin në zemër.
Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e funksionit të zemrës, gjë që mund të parandalojë zhvillimin e fibrilacionit atrial – është shprehur autori kryesor i studimit.Studimi u prezantua në kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Amsterdam
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto