WhatsApp njoftoi dje se është duke nxjerrë një përditësim të ri sigurie për t’i bërë përdoruesit të ndihen të sigurt kur marrin një mesazh nga një numër i panjohur. Sipas WaBetaInfo, përditësimi i ri po lëshohet përmes programit beta të Google Play, duke e çuar versionin deri në 2.23.16.6.
Funksioni është i disponueshëm për disa testues beta që instalojnë versionin më të fundit të WhatsApp për Android dhe do të bëhet i mundur për më shumë përdorues në ditët në vijim.
Lexo edhe:WhatsApp sjell veçorinë e re, tani mund të dërgoni video mesazhe
Përdoruesit mund t’i bllokojnë ose raportojnë numrat e panjohur, megjithatë, tani atyre u jepen disa informacione në lidhje me mënyrën se si të qëndrojnë të sigurt në chat duke kontrolluar emrin e profilit, foton e profilit dhe kodin e shtetit të numrit të telefonit. Po ashtu, nëse merrni një mesazh nga dikush që nuk e njihni, dërguesi nuk do ta dijë që e keni lexuar mesazhin e tij, nëse nuk i përgjigjeni ose nuk e regjistroni kontaktin.
Kjo veçori jo vetëm që ofron privatësi, por gjithashtu i lejon përdoruesit të kenë kontroll mbi ndërveprimet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.