Çfarë dihet për satelitët e Starlink dhe planet e ardhshme të internetit?

Çfarë dihet për satelitët e Starlink dhe planet e ardhshme të internetit?

Starlink është një sistem interneti satelitor që operohet nga kompania inxhinierike e anijeve kozmike, SpaceX në pronësi të miliarderit Elon Musk.

Musk fillimisht kishte shprehur interesin e tij për ndërtimin e një ‘konstelacioni’ satelitor në vitin 2014. Në atë kohë, sipërmarrja quhej WorldVu, por miliarderi hoqi dorë për ta krijuar sipërmarrjen tjetër të një sistemi interneti satelitor përmes SpaceX dhe paraqiti një kërkesë në Komisionin Federal të Komunikimeve në vitin 2016 duke e emëruar shërbimin “Starlink”.

Musk pati thënë se ishte frymëzuar për emrin nga libri i John Green “The Fault in Our Stars” (Faji në Yjet Tanë)

SpaceX lëshoi raundin e parë të 60 satelitëve Starlink në orbitën e poshtme të Tokës në maj të vitit 2019 përmes një prej raketave Falcon 9 të SpaceX. Sot, kompania ka mbi 4,000 satelitë të saj në orbitë, dhe Musk ka thënë se dëshiron që të vendosë deri në 42 mijë satelitë në hapësirë, raporton Business Insider.

Ndryshe nga shumica e shërbimeve të internetit satelitor, satelitët Starlink operojnë në orbitën e poshtme të Tokës, duke ulur vonesën e transferimit të të dhënave te marrësi, thotë kompania.

Shërbimet Starlink

SpaceX thotë se shërbimi i tij ka shpejtësi të marrjes së të dhënave midis 25 dhe 220 megabits për sekondë dhe shumica e përdoruesve raportojnë shpejtësi mbi 100 megabits për sekondë, si dhe shpejtësi dërgimi midis 5 megabits për sekondë dhe 20 megabits për sekondë – shpejtësi që janë ideale për aktivitetet e internetit si lojërat dhe transmetimi.

Pajisjet e posaçme për instalimin e shërbimit kushtojnë rreth 599 dollarë derisa vetë shërbimi kushton 110 dollarë në muaj në SHBA. Çmimet ndryshojnë në bazë të vendndodhjes së përdoruesit.

Shërbimi Starlink është i disponueshëm në 48 shtete të SHBA-së dhe mbi 55 vende, sipas SpaceX. Kompania tha në maj se kishte mbi 1.5 milion abonentë.

Starlink në parim ka kryesisht përdoruesit në zona më të largëta dhe kompania ka filluar ofrimin e shërbimit të saj në linjat e lundrimit dhe në linjat ajrore gjatë vitit të kaluar. Kompania gjithashtu lansoi vitin e kaluar një plan interneti prej 135 dollarësh muaj për pronarët që posedojnë mjete transportuese RV.

Lexo edhe;Fluturimet pa karbon të premtuara brenda 2 viteve

Ndotja nga drita dhe përplasjet

Derisa SpaceX vazhdon të rrisë plejadën e satelitëve të saj, astronomët kanë vazhduar të ngrenë shqetësime se si Starlink do të adresojë çështjen e dritës së emetuar në hapësirë si dhe në potencialin për përplasjet satelitore.

Kompania është përpjekur të adresojë shqetësimet të dritës duke përmirësuar satelitët Starlink për të reduktuar ndriçimin e tyre.

NASA tha në vitin 2022 se planet e Musk për të lëshuar rreth 42,000 satelitë mund të ndërhyjnë në misionet e saj, të gjenerojnë mbeturina hapësinore dhe të rrisin rrezikun e përplasjeve.

Në atë kohë, SpaceX adresoi shpejt shqetësimet e NASA-s, duke thënë se besueshmëria e rrjetit të saj satelitor është më e madhe se 99 për qind dhe duke shtuar se ajo ka zbatuar një “sistem të avancuar të shmangies së përplasjeve” që kryen manovra shmangie.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0