Fluturimet pa karbon të premtuara brenda 2 viteve -

Fluturimet pa karbon të premtuara brenda 2 viteve

Fluturimet pa karbon të premtuara brenda 2 viteve

Një kompani ajrore planifikon të zhvillojë fluturime komerciale me motorë elektrikë që nuk prodhojnë karbon deri në vitin 2025.

ZeroAvia ka zhvilluar nëntë fluturime testuese me motorin e tij hidrogjen-elektrik në Aeroportin Cotswold, pranë Cirencester-it. I vetmi emetim që prodhon motori është uji.

Sergey Kiselev, zëvendëspresident i ZeroAvia, tha se ky motor do të ndihmojë në arritjen e “dekarbonizimit të aviacionit”.

Por, si funksionon ?

Kompania e vendosur në Gloucestershire po punon me Dornier 228, një aeroplan konvencional me 19 vende, i cili ka dy propelera, të cilët zakonisht funksionojnë me karburantin kerosene.

Një prej tyre është zëvendësuar me një motor elektrik, dhe energjia elektrike prodhohet në bord duke përdorur një qelizë karburanti me hidrogjen. Gjatë periudhës së testimit, motori tjetër mbetet me karburant kerosene në rast se ndodh ndonjë problem. Pasi teknologjia të provohet, të dy motorët do të funksionojnë me energji elektrike nga qeliza karburanti me hidrogjen. Vetëm motori i ri duhet të kalohet nëpër testet e sigurisë, dhe kompania po bashkëpunon me Autoritetin Aviacionor Shtetëror për të fituar certifikimin.

A është vërtet “ekologjik”?

Qelizat karburanti me hidrogjen nuk janë të reja dhe janë përdorur gjerësisht në makinat dhe kamionët.

Ata përdorin një proces kimik të quajtur “hidroliza e kundërt” që kombinon hidrogjenin me oksigjenin dhe krijon ngrohtësi, avull uji dhe, çka është më e rëndësishmja, energji elektrike.

Pra, motori në bord nuk prodhon gaze serre. Por, çështja e rëndësishme është nga e merrni hidrogjenin.

Sa i madh, sa larg?

Nuk është një avion i madh. Dornier 228 do të transportojë rreth 12 pasagjerë me motorin me hidrogjen në bord. Ai mund të fluturojë rreth 250-310 milje (400-500 km), sipas Zëvendëskryetarit Komercial Sergey Kiselev. Kjo do të ju çonte nga Aeroporti Bristol në Newcastle, ose nga Londra në Paris.

Deri në vitin 2027, kompania planifikon të zhvillojë një motor më të madh hidrogjen-elektrik që do të fuqizonte avionë më të mëdhenj. Ky motor mund të transportonte rreth 50 pasagjerë dhe mund të fluturonte afër 620 milje (1,000 km).

Lexo edhe: Efektet shëndetësore të një udhëtimi të gjatë me avion

Cilat janë problemet?

“Si të gjitha teknologjitë, ka sfida”, shprehet Prof. Mays. “Prodhimi i tij, transportimi dhe ruajtja.”

Industria e aviacionit ka nevojë për të ndërtuar një infrastrukturë krejtësisht të re. Qendra të prodhimit të hidrogjenit, një rrjet për t’i dërguar karburantin në aeroporte, depozitim në aeroporte, të gjitha ato. Dhe hidrogjeni është shumë ndryshe nga keroseni konvencional.

Hidrogjeni zë shumë hapësirë. Për ta transportuar në mënyrë të kontrollueshme, gazit i bëhet kompresim 350 ose 700 herë më shumë se presioni atmosferik. Edhe në atë mënyrë, ai zë më shumë hapësirë se keroseni. Nëse dëshiron ta transportosh atë si një lëng, duhet ta ftohësh deri në 253 gradë nën zero. Prandaj, vendi i saktë ku ta prodhosh, si ta lëvizësh dhe ta depozitosh po hulumtohet aktualisht nga aeroportet dhe firmat e ajrospektrës.

Prof. Mays e shpreh kështu: “Mund të fluturoni duke përdorur hidrogjen si karburant, por ai nuk është ende i optimizuar, nuk është shumë efikas, dhe infrastruktura ende nuk është e gatshme”.

Avionët do të përdorin hidrogjen?

Hangari në Aeroportin Cotswold është i vogël dhe larg laboratoreve të mëdha të kërkimeve të Airbus-it, Rolls Royce-it dhe Boeing-ut. Por, ZeroAvia tashmë ka porosi për më shumë se 1,500 nga motorët e tyre të parë.

Air Cahana është një prej tyre, një linjë ajrore e re kaliforniane me “misionin për të dekarbonizuar aviacionin”. Firmat më të mëdha të ajrospektrës po i ndjekin me interes këto fillime të vogla. Airbus ka një program hulumtimi të madh të quajtur ZeroE, i cili gjithashtu përdor hidrogjen. Kompania po eksploron si qelizat karburanti me hidrogjen për të krijuar energji për të fuqizuar propelentët, ashtu edhe përdorimin e hidrogjenit të lëngshëm drejtpërdrejt për djegje.

Por, Airbus ka synim të ketë avionë me hidrogjen në qiell deri në vitin 2035, një dekadë më vonë se motorët e vogël ZeroAvia.

Sergey Kiselev më tha se kjo është arsyeja pse ata vendosën të mos krijojnë një aeroplan krejtësisht të ri, por në vend të kësaj të ndryshojnë motorin në një avion ekzistues.

Ai tha: “Na ndihmon të eleminojmë të gjithë kompleksitetin me certifikimin e aeroplanit, ne mund të fokusohemi vetëm në motor. Kështu që ne mund të çojmë aeroplanin në ajër për operacione komerciale, shumë më shpejt”.

Kompania ka bërë premtimin e saj. Tani ka të paktën dy sfida të mëdha.

Njëra është që motori i tyre të jetë i sigurt, të certifikohet dhe të jetë i gatshëm për përdorim deri në vitin 2025.Ata janë në rrugën e duhur për ta arritur këtë. Sfida tjetër, më e vështirë, do të jetë të sigurojnë që të ketë disa hidrogjen të freskët pritëse për aeroplanin kur ajo zbrit në destinacionin tjetër.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0