Reklamimi në billboard është një gjë e zakonshme në qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën. Aktivistja e fushatës Charlotte Gage thotë se, reklamat në natyrë që shihni në tabela dhe stacione autobusi duhet të hiqen të gjitha.
“Këto reklama janë në hapësirën publike, pa asnjë konsultim se çfarë shfaqet në to”, thotë ajo. “Plus, reklamimi shkakton ndotje nga drita dhe flasin për gjëra që njerëzit nuk mund t’i përballojnë ose nuk kanë nevojë”.
Zonja Gage është drejtoresha e rrjetit të grupit “Adfree Cities” në Mbretërinë e Bashkuar, i cili kërkon një ndalim të plotë të të gjitha reklamave dhe korporatave në natyrë. Kjo do të zatohet për reklamat në autobusa, në metro-n e Londrës dhe sistemet e tjera hekurudhore.
Lexo:Rikthehet seria Samsung Galaxy Z dhe nuk keni si t’i shpëtoni: ‘Bashkohu në anën e Flip’ sezoni 2
Nëse mendoni se ky është një qëllim fantastik, atëherë duhet të dini se kjo është një iniciativë që është implementuar tashmë në disa vende anembanë botës.
Që në vitin 2006, qyteti gjigant brazilian i Sao Paulos, më i madhi në hemisferën jugore, ndaloi të gjitha format e reklamave në natyrë. Sipas të ashtuquajturit Ligji për qytetin e pastër, më pas u hoqën më shumë se 15,000 tabela, plus 300,000 tabela dyqanesh që konsideroheshin si shumë të mëdha.
Qyteti francez i Grenoble ndoqi këtë shembull në vitin 2014. Ndihmës kryebashkiaku i tij Lucile Lheureux shpjegoi në atë kohë se firmat e reklamave donin të përmirësonin tabelat e tyre në ekrane dixhitale dhe “ne nuk duam që fëmijët e qytetit tonë të bombardohen me reklama të animuara në ekranet televizive në rrugë”.Amsterdami, kryeqyteti i Holandës, ndaloi disa reklama në natyrë vitin e kaluar – ato për udhëtimet ajrore, makinat me benzinë dhe me naftë.
Zonja Gage thotë se ndërsa ka “çështje etike me reklamat e ushqimeve të padëshiruara, kreditë me pagesë dhe produktet me karbon të lartë [në veçanti]; njerëzit preferojnë të shohin artin dhe publikimet e komunitetit në vend të kompanive shumë miliarda dollarësh që vendosin logo dhe imazhe kudo”.
Ajo shton: “Ne nuk po themi se njerëzit nuk duhet të kenë makina ose të hanë burgers, por ne e dimë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis shikimit të reklamave dhe blerjes së këtyre produkteve.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.