Rikthehet seria Samsung Galaxy Z dhe nuk keni si t’i shpëtoni!

Rikthehet seria Samsung Galaxy Z dhe nuk keni si t’i shpëtoni: ‘Bashkohu në anën e Flip’ sezoni 2

Samsung Galaxy Z

Samsung Electronics ka publikuar një video të re globale, si pjesë e fushatës ‘Bashkohu në anën e Flip’, për të ngjallur interesin mbi gjeneratën e ardhshme të pajisjeve Galaxy që pritet të lançohen në eventin Galaxy Unpacked 2023, më vonë këtë muaj.

Duke u bazuar në videon e parë “Join the flip side” të publikuar shtatorin e vitit të kaluar, videoja e re  vijon tematikën e fushatës, duke u bërë thirrje të gjithëve të bëhen pjesë e magjisë së inovacionin. Në një formë argëtuese, videot tregojnë mënyrat unike të përdorimit të pajisjeve të palosshme dhe se si ato sfidojnë gjithçka që konsumatorët dinë për një smartphone të zakonshëm.

Lexo edhe:Ki kujdes, Apple: Samsung mund të përparojë falë veçorisë së re mahnitëse!

Videoja e re e fushatës thekson barrierat e perceptuara me të cilat përballen njerëzit kur mendojnë të largohen nga “status quo”. Nëpërmjet fushatës, Samsung fton konsumatorët të sfidojnë normën dhe të shijojnë përvoja të reja dhe unike duke u ‘bashkuar në anën e Flip’.

“The Flip Side” në vetvete është më shumë sesa thjesht një pajisje – është një mënyrë e të menduarit. Një mënyrë jetese. Është një botë e re dhe e hapur ku përvojat më të mira presin për ata që janë të gatshëm të dalin përtej kufijve të konventës dhe të provojnë diçka të re, “tha Sonia Chang, Zëvendës Presidente e Grupit të Marketingut të Markës së Mobile eXperience Business në Samsung Electronics. “Me serinë Galaxy Z, Samsung ofron risi që kundërshton normat, duke ripërcaktuar atë që mund të bëjë një smartphone dhe duke shkuar përtej kufijve konvencionalë për të sjellë një botë të re përvojash.”

Ndiqni videon më poshtë të sezonit 2 “Bashkohu në anën e Flip” dhe qëndroni të përditësuar për të parë në Galaxy Unpacked 2023 më 26 korrik në orën 13:00 drejtpërdrejt në linkun, se si Samsung kalon kufijtë e inovacionit me përvojat celulare të dizajnuara më me kujdes deri më tani.

https://www.youtube.com/watch?v=q1LpzPMtvVE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0