Grupi BALFIN feston 30 vjetorin, tashmë në 10 shtete dhe 2 kontinente - Business Magazine Albania

Grupi BALFIN feston 30 vjetorin, tashmë në 10 shtete dhe 2 kontinente

Grupi BALFIN shënoi 30 vite aktivitet dhe kjo etapë historike u kurorëzua me një organizim të jashtëzakonshëm, ku morën pjesë të gjithë që kanë qenë pjesëmarrës të kësaj historie, si edhe kushdo që ka mbështetur projektin që zuri fill në 1993. Në këtë ceremoni te dedikuar kryesisht punonjësve, ishin të ftuar dhe partnerë nga 35 shtete të ndryshme. Ndër ta mund të përmenden përfaqësuesit e botërorëve të elektronikës, si Samsung dhe Beko, e të gjigandëve ndërkombëtarë të shitjeve me pakicë si SPAR, Jumbo dhe Inditex. Po ashtu veçohet pjesëmarrja e të dërguarit të International Finance Corporation dhe EBRD, si organizata ndërkombëtare që besojnë tek investimet dhe vizioni i Grupit BALFIN.

Samir Mane, duke falënderuar mijëra punonjës dhe qindra partnerë biznesi që ishin pjesë e festimeve, riktheu emocionet e rinisë kur, në moshën 25 vjeçare, krijoi në Austri Grupin BALFIN. “Besoj se të gjithë mund të pohojmë ndryshimet e mëdha që ka sjellë Grupi BALFIN kudo ku ka investuar, duke zhvilluar hapësirat gjeografike, duke fuqizuar bizneset dhe duke përmirësuar jetesën e qytetarëve” u shpreh ai.

Ideja fillestare është konkretizuar në një organizatë me mbi 5.000 të punësuar në tetë industri të ndryshme, madje tashmë edhe në dy kontinente. Lajmin e ndau me të pranishmit vetë themeluesi Samir Mane, i cili bëri me dije se BALFIN Americas është kompania më e re e Grupit, që vepron në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një industri që profesionistët e Grupit BALFIN e konsiderojnë të rëndësishme dhe ekspertiza e grumbulluar do t’i ndihmojë për të arritur sukses përtej Oqeanit Atlantik.

Samir Mane deklaroi edhe krijimin e Fondacionit Mane, që është një fond bamirësie i financuar prej tij. “Ky fondacion do të jetë angazhimi im i ri, që dua ta realizoj me të njëjtin sukses si edhe Grupin BALFIN. Së shpejti do të keni mundësi të jepni kontribut gjithësecili.” tha ai për të ftuarit. Fondacioni Mane do të ndjekë shembullin e modeleve më të mira ndërkombëtare, për mbështetjen e nismave që lidhen me edukimin dhe rininë, çështjet mjedisore, si dhe ato që ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe të pabarazisë.

Lexo: Google ka shkelur rregullat e konkurrencës në reklama

Historisë së Grupit BALFIN iu bashkuan edhe bashkëpunëtorët e mbledhur nga 35 vende të ndryshme të botës, si faktorë integralë të risive që ka mundësuar ky Grup në tregjet ku vepron. Vlerësimin për ta e bëri Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, e cila theksoi mentalitetin e inovacionit, bashkëpunimit dhe përgjegjshmërisë që është formuar dekadë pas dekade. Ajo shtoi se “Prania e Grupit BALFIN në 10 vende dhe shumë sektorë të ekonomisë tregon forcën e këtij grupi investimesh. Me bindjen e patundur tek kapaciteti i punonjësve, tek njohuritë e specializuara dhe gatishmëria për të ecur krah projekteve ambicioze botërore, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë per familjet tona dhe komunitetin ku investojmë”

Sigurinë për të qenë edhe në të ardhmen një organizatë me ndikim afatgjatë në shoqëri dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm kudo ku vepron, drejtuesit e Grupit BALFIN e gjejnë tek punonjësit, si dhe tek fryma e krijuar për përkrahjen e talenteve të reja dhe shndërrimin e sukseseve të biznesit në kontribut për shoqërinë.

Grupi BALFIN luan prej 30 vitesh rol aktiv si një nga grupet e investimit më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Kompanitë e këtij grupi operojnë në fushat e pasurive të patundshme, shitjeve me shumicë dhe pakicë, në sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, turizëm, media dhe shërbime logjistike.

Mbi 5.000 punonjës në dhjetë vende, që punojnë me stadardet më të larta të biznesit dhe të etikës, janë forca që e mban në lëvizje Grupin BALFIN. Kjo organizatë ka realizuar një impakt të prekshëm në komunitet, nëpërmjet zhvilimit ekonomik, punësimit dhe angazhimit social.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0