Drejtori ekzekutiv i OpenAI shprehet ‘optimist’ për koordinimin global mbi inteligjencën artificiale - Business Magazine Albania

Drejtori ekzekutiv i OpenAI shprehet ‘optimist’ për koordinimin global mbi inteligjencën artificiale

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, krijuesit të ChatGPT, Sam Altman sot deklaroi se një turne nëpër kryeqytetet e ndryshme e ka bërë atë “mjaft optimist” në lidhje me perspektivat për koordinimin global mbi inteligjencën artificiale.

Fytyra publike e startup-it të mbështetur nga Microsoft, ka qenë në një turne “të stuhishëm” duke kërkuar të përfitojë nga interesi për inteligjencën artificiale gjeneruese dhe të ushtrojë ndikim në rregullimin e teknologjisë në zhvillim.

Lexo edhe :Inteligjenca artificiale nuk njeh limite, krijon antibiotikun e ri

“Këtë udhëtim e fillova me skepticizëm sepse nuk mendoja se do të ishte e mundshme që në një afat të shkurtër të filloj një bashkëpunim global për të reduktuar rrezikun ekzistencial, por tani po e përfundoj udhëtimin, duke u ndjerë mjaft optimist se mund ta bëjmë atë”, tha Altman në një takim me studentët në Tokio, raporton Reuters,

Rregullatorët po përpiqen të përshtatin rregullat ekzistuese dhe të krijojnë udhëzime të reja për të qeverisur përdorimin e inteligjencës artificiale gjeneruese, e cila mund të krijojë tekst dhe imazhe dhe po ngjall ngazëllim dhe frikë për potencialin e saj për të riformuar një gamë të gjerë industrish.

Bashkimi Evropian në anën tjetër është duke përparuar tutje me draftin e saj mbi Aktin e Inteligjencës Artificiale, e që pritet të hyj në fuqi gjatë këtij viti, përderisa SHBA-ja po shkon drejtë përshtatjes së ligjeve ekzistuese të inteligjencës artificiale dhe nuk mendon krijimin e legjislaturave të reja.

Altman vizitoi Japoninë në prill, duke u takuar me kryeministrin Fumio Kishida dhe tha se po konsideronte hapjen e një zyre në shtetin aziatik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0