Pse grupet e WhatsApp-it i bëjnë keq shëndetit tonë - Business Magazine Albania

Pse grupet e WhatsApp-it i bëjnë keq shëndetit tonë

Për Korkor-in, 26 vjeç, celularët janë një burim i pafundmë ankthi.

“Kurdoherë që shoh se kam disa mesazhe njëkohësisht, më duket sikur dikush po përpiqet të më kontaktojë menjëherë kështu që mendoj se bëhet fjalë për ndonjë emergjencë. Menjëherë më zë paniku dhe shqetësohem”,thotë ai.Por njësoj si mesazhet e shkurtra dhe të shpejta, edhe ato të gjata krijojnë shqetësim. “Tekstet e gjata më mbushin me frikë. Toni mund të keqkuptohet, është më mirë të dëgjosh zërin e një personi dhe ta dëgjosh në kohë reale”,thotë Korkor-i për The Independent.

Ditët e sotme nëse zotëron një smartfon, ka disa platforma të ndryshme mesazhesh në dispozicion të përdoruesve. WeChat. Signal. Viber. E kështu me radhë. Por më popullori është WhatsApp. I blerë në vitin 2014 nga Meta për 22 miliardë Dollarë, aplikacioni ka më shumë se dy miliard përdorues në total dhe është bërë mjeti kryesor për biseda profesionale dhe personale, duke i lejuar njerëzit që të shkëmbejnë informacion, thashetheme dhe shaka më shpejt dhe në mënyrë më eficente.

Mund ta përdorni për të dërguar video, foto, GIF-sa, mesazhe zanore etj. Është me pak fjalë, me gjithë qëllimin e saj, një litar shpëtimi për shumë prej nesh. Por me kalimin e viteve është bërë shkaktari i rritjes së ankthit, me çdo opsion që prezantohet si një shqetësim i ri për t’u menduar.

Këto përfshijnë, faktin kur sheh dikë që po shkruan online, duke e ditur se po shkruajnë një mesazh ndaj jush, kur sheh se kanë lexuar mesazhin dhe zgjedhin të mos kthejnë përgjigje, dhe kur sheh dikë kur ka qenë për herë të fundit aktiv. Megjithatë fatmirësisht këto opsione mund të fiken. Por kjo nuk mjafton për t’i dhënë fund shqetësimeve të njerëzve.

“Më duket dërrmuese”, thotë Tom Bourlet, një planifikues festash, i cili e përdor WhatsApp-in për punë, por edhe për t’u njohur me njerëz. E teksa shenja që tregon se mesazhi i dërguar është lexuar shkakton shqetësim, për Bourlet burim i veçantë shqetësimi janë grupet.

“Po bëhen kaq shumë grupe për çdo takim dhe event. Njerëzit po postojnë pa pushim. Unë kam ADHD (një sëmundje e zhvillimit neurologjik që ndodh më së shumti në fëmijëri) dhe duhet të fokusohem tek ajo që po bëj, pra nuk kam kohë të kontrolloj mesazhet sepse përndryshe do të shpërqendrohem. Por herë pas here e gjej veten duke lexuar me dhjetëra mesazhe”, tregon ai.

Por edhe në rastin kur fik telefonin në punë, kur e rindez do të shikosh që ke më shumë se 100 mesazhe të humbura në një grup të veçantë. Presioni për të kapur çdo gjë që ke humbur mund të bëhet shqetësues.

Dhe këtë nuk e ndihmon as fakti që njerëzit sot krijojnë grupe në WhatsApp për arsye nga më banalet.

“Grupet e WhatsApp-it, karakterizohen nga të gjitha tipet e kualitetit që shihen në rregullimet e tjera shoqërore ku individët konkurrojnë për vëmendje”,shpjegon Marc Hekster, psikolog.

Për të sa më shumë njerëz të ketë grupi, më e vështirë bëhet që të vendosësh dinamikat e grupit.

“Si rrjedhojë, bisedat mund të bëhen një hapësirë e pakontrolluar ku individët projektojnë se cilat janë ndjenjat e dërguesit të mesazhit, qofshin ato pozitive apo negative. Kjo do të rrisë ankthin”, thotë ai.

Më e keqja për psikologun është përfshirja në një grup pa miratimin e personit.

Pastaj është art me vete edhe të largohesh nga një grup, pa u marrë me personat e tjerë që ju shikojnë të ikni. Tashmë, WhatsApp ka dhënë mundësinë që të largohesh në heshtje dhe të vetmit që njoftohen janë administratorët e grupit.

Zoe Clews e cila është e specializuar për ankthin thotë se është më mirë që njerëzit të kuptojnë që nuk mund t’u përgjigjen të gjitha mesazheve në moment dhe ky nuk është problem.

“Jepini vetes leje për të ndaluar dhe fjetur dhe duke thënë se do të përgjigjeni nesër për këtë mesazh”,shprehet ajo kur vjen fjala tek mesazhet që ndihemi nën presion për t’u përgjigjur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0