Njerëzit mbi 65 vjeç në Spanjë së shpejti mund të shijojnë të shkuarën në kinema për vetëm 2 euro sipas planeve të reja të zbuluara nga kryeministri i vendit, Pedro Sánchez.
Projekti nga i cili do të përfitojnë potencialisht 9.5 milionë njerëz , synon të inkurajojë të moshuarit të shkojnë në kinema për të luftuar një mënyrë jetese pasive, veçanërisht pas pandemisë së Covid-19.
Lexoni:Samiti për Lidhshmërinë, “Lidhje të qëndrueshme – Ekonomi më të forta”
Ai synon gjithashtu të mbështesë një industri të rëndësishme kulturore spanjolle.
Në Twitter, Sanchez shkroi: Ne do ta shndërrojmë kulturën në një politikë shtetërore. Euronews
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto