Samir Mane inkurajon drejtuesit e së nesërmes - Business Magazine Albania

Samir Mane inkurajon drejtuesit e së nesërmes

Samir Mane, president i Grupit BALFIN, i është përgjigjur interesit të treguar nga nxënësit pjesëmarrës në modulin arsimor “Drejtues për një ditë”.

40 të rinj nga shkollat e arsimit të mesëm provuan një ditë pune pranë drejtuesve të kompanive të ndryshme në vend. Të gjithë patën mundësinë të mësonin nga përvoja e njeriut që ka themeluar një nga grupet investitore më të mëdha në Ballkanin Perëndimor.

“Kam dëgjuar dhe më përpara për iniciativën, thashë se sot do i thërras vajzat vetë dhe të shohin se si një sipërmarrës punon, sa shqetësime ka, sa të mira ka, gjithë rrjedhën e një dite pune”.

Samir Mane i nxiti të rinjtë që të provojnë realizimin e ideve të sipërmarrjes që mund të kenë.

“Në ‘92 kam themeluar kompaninë time dhe sot prej 30 vitesh udhëheq një nga kompanitë më të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Të udhëheqësh njerëz ka një adrenalinë më vete. I uroj të gjithëve ta provojnë sipërmarrjen”.

Lexo: Albana Vrioni: Duhet të jemi udhëheqës të mirë të vetvetes, që të jemi udhëheqës të kombit, biznesit, apo ekipit tonë 

Megi Brahimi ishte një nga vajzat që pa nga afër zyrat qëndrore të Balfin Group. Përshtypje i kishte lënë pozitiviteti i stafit.

“Një drejtues i mirë nuk ka nevojë të jetë i ashpër, i egër për të qenë i mirë por i duhet të nxisë bashkëpunim dhe mirësi me punonjësit e tij”.

Programi “Drejtues për një ditë” organizohet prej mbi 10 vitesh nga Junior Achievement në Shqipëri dhe tashmë është pranuar si lëndë me zgjedhje në sistemin arsimor.

“I përgatisim të rinjtë për ato vende të punës që nuk ekzistojnë akoma, për atë realitet të botës së punës që pandemia e shpalosi me shumë agresivitet”.

Rreth 1.860 nxënës e studentë në 52 shkolla të vendit kanë marrë gjatë këtij viti njohuri dhe aftësi praktike në edukim financiar e sipërmarrës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0