Google i Alphabet Inc tha të premten se do ta përditësojë Bard-in, chatbot-in e tij gjenerues të inteligjencës artificiale (AI), për të ndihmuar njerëzit të shkruajnë kode për të zhvilluar softuer, ndërsa gjiganti i teknologjisë po garon me të tjerët për teknologjinë e AI-s.
Muajin e kaluar, kompania filloi lansimin publik të programit Bard, për të fiturar terren në Microsoft.Lansimi i ChatGPT, një chatbot nga startupi i OpenAI i mbështetur nga Microsoft, vitin e kaluar shkaktoi një vrull në sektorin e teknologjisë për të vënë AI-n në duart e më shumë përdoruesve.
Lexo:drejtori ekzekutiv i alphabet pichai fiton mbi 200 milione dollare

Bard do të jetë në gjendje të kodojë në 20 gjuhë programimi duke përfshirë Java-n, C++ dhe Python, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në korrigjimin dhe shpjegimin e kodit për përdoruesit.techcrunch
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto