Al-Hilal ofron mbi 400 mln Euro në vit. Pse Messi refuzon dhe sa i vlen sekondi nga kjo kontratë? - Business Magazine Albania

Al-Hilal ofron mbi 400 mln Euro në vit. Pse Messi refuzon dhe sa i vlen sekondi nga kjo kontratë?

Klubi Al-Hilal nga Arabia Saudite i ka dërguar sulmuesit të Paris Saint-Germain, Lionel Messi një ofertë me vlerë mbi 400 milionë Euro në vit duke e rritur me më shumë se 100 milionë nga ajo që u përfol në muajin janar.

Por duket se argjentinasi e ka refuzuar duke u shprehur se dëshira e tij është të vazhdojë karrierën futbollistike në Europë dhe për të garuar në Champions League.

Këtë të martë e përditshmja franceze L’Équipe, raportoi se Messi dhe PSG janë pranë një divorcit. Kjo pasi klubi parizien pretendon që për të rinovuar, Messi duhet të pranojë një ulje të madhe të pagës.

Lexo: Prezantohet Portali i Fermerit, Krifca: Gjithçka për tregjet, çmimet, skemat e mbështetjes dhe financimin

Në këto kushte duket se Barcelona është një opsion për kampionin e botës. Në Spanjë janë shumë optimistë për një rikthim të tij. Megjithatë, klubi katalanas është në pritje të raportit të Fair Play Financiar përpara se të bëjë ndonjë ofertë për Messin, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor.

Nga përllogaritjet nëse ai pranonte kontratën do të luante

€400,000,000 per year.
€33,333,333 per month.
€8,333,333 per week.
€1,111,111 per day.
€46,296 per hour.
€772 per minute.
€13 per second.

Siç qëndrojnë gjërat, duket sikur e ardhmja e Messit, do të jetë ose te PSG ose te Barcelona. Por merkato e futbollit ka treguar se mund të ketë edhe surpriza. barcauniversal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0