Edhe pse nuk mund të vërehet gjithmonë, sipërfaqja e planetit po zhvendoset vazhdimisht. Shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit në Australi kanë modeluar sesi pamja e Tokës ka ndryshuar gjatë 100 milionë viteve të fundit.
Studimi merr parasysh se si klima ka ndikuar në lëvizjen e sedimenteve nga lumenjtë dhe detet, si dhe lëvizjen e pllakave tektonike.
Studiuesit shpresojnë se modeli i tyre do të mundësojë testimin e saktë të teorive mbi ndikimet e ardhshme të ndryshimeve klimatike në sipërfaqen e Tokës.
Peizazhi i planetit sot është rezultat i miliona viteve të ndryshimit të klimës dhe lëvizjes së pllakave tektonike.
Klima, nga ana tjetër, mund të ndikojë në gërryerjen e sedimentit, gjë që e bën atë të shpërbëhet dhe të derdhet në trupat ujorë.
Gjithashtu mund të shkaktojë formimin ose vërshimin e lumenjve dhe të ndryshojë normat e rrjedhës së tyre, procese që ndikojnë në lëvizjen e sedimentit.
Këto pllaka përbëhen nga korja e Tokës dhe pjesa e sipërme e mantelit, shtresa e dytë shkëmbore e saj quhet astenosferë.
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu dihet se po ndryshojnë përbërjen kimike të oqeanit dhe proceset që ndodhin brenda tyre.
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po ndryshojnë përbërjen kimike të oqeanit dhe proceset që ndodhin brenda tyre.
Ekipi studiuesve shpreson se do të arrijnë të kuptojnë më mirë ndikimin që kanë proceset sedimentare të sotme dhe të ardhshme citon DailyMail.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.