Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Pasi mori vendin e parë në listën e njerëzve më të pasur në botë nga miliarderi francez Bernard Arnault dy ditë më parë, pronari i Twitter ka humbur përsëri statusin dhe u rikthye në vendin e dytë.
Në fillim të kësaj jave, Musk rifitoi titullin pasi çmimet e aksioneve të Tesla u rritën dhe vlera e tij personale neto arriti në 187.1 miliardë dollarë. Megjithatë, sipas Fortune, aksionet e Tesla ranë me më shumë se 5 për qind të mërkurën, gjë që bëri që Musk të humbasë gati 1.91 miliardë dollarë të vlerës së tij neto në një ditë të vetme. Indeksi i miliarderëve të Bloomberg zbulon se pasuria totale e Elon Muskështë 176 miliardë dollarë.
Me këtë rënie të Musk, miliarderi francez Bernard Arnault, CEO i markës luksoze franceze Louis Vuitton, doli sërish në vendin e parë dhe aktualisht po sundon piramidën e pasurisë me një vlerë totale neto prej 187 miliardë dollarësh. Arnault dhe Musk ndiqen nga Jezz Bezoz, Bill Gates dhe Warren Buffett në top 5 njerëzit më të pasur. Manjati indian i biznesit Mukesh Ambani aktualisht renditet në numrin 11 me pasuri prej 79.9 miliardë dollarësh. fortune
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.