Gjëra që konsiderohen normale në SHBA, por janë të çuditshme në pjesën tjetër të botës - Business Magazine Albania

Gjëra që konsiderohen normale në SHBA, por janë të çuditshme në pjesën tjetër të botës

SHBA është një vend i larmishëm, i mbushur me veçori dhe tradita unike që ndryshojnë nga rajoni në rajon. Ndërsa mund të duken normale, në pjesë të tjera të botës ato konsiderohen si krejtësisht të çuditshme. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se këto zakone amerikane janë të këqija, thjesht do të thotë se ato nuk janë normë në të gjithë botën.

Pagesa e taksës shtesë e shitjeve

Shumë të huajve u duket e çuditshme që taksa e shitjes shtohet gjatë blerjes. Në shumë vende të tjera, taksa e shitjes është tashmë e përfshirë në çmim, kështu që nuk ndryshon kur bëni blerje.

Flamujt varur kudo

Amerikanët mund të duken shumë patriotë për të huajt. Dhe ky është veçanërisht rasti për shkak të sasisë së flamujve të varur kudo, nga bizneset te vendet historike dhe shtëpitë.

Reklamimi i barnave me recetë kudo

Diçka që shumë të huaj e shohin të çuditshme në SHBA është sasia e reklamave televizive të barnave me recetë. Në shumicën e vendeve të botës kjo nuk është e zakonshme.

Para me të njëjtën ngjyrë

Nëse udhëtoni në vende të tjera, do të vini re se paratë janë të gjitha me ngjyra dhe nganjëherë madhësi të ndryshme për të përfaqësuar vlerën e tyre. Dollarët amerikan janë të gjitha në të njëjtën nuancë të gjelbër. Megjithatë, ata kanë imazhe paksa të ndryshme.

SHBA ndjek sistemin perandorak të matjes

Në vend të përdorimit të sistemit metrik, SHBA është një nga vendet e pakta që ende përdor sistemin perandorak të matjes sic është milje.

Sasia e madhe e bakshishit

Çdo vend është i ndryshëm kur bëhet fjalë për bakshish. Por, të mos shtosh më shumë se 20% në faturën tënde në SHBA nuk është mirë. Për shembull, në shumicën e vendeve europiane tarifat e shërbimit përfshihen në çmim dhe bakshishi zakonisht nuk shkonë mbi 8 deri në 12%.

Ngrënia e porcioneve gjigante  

Kur bëhet fjalë për madhësinë e porcioneve në restorante dhe ushqime të shpejta, zakonisht ato janë të mëdha dhe kjo mund të jetë paksa e çuditshme për vizitorët e huaj.

starsinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0