Në fund të javës shpesh mund të jeni të demotivuar. Një gjë mund të mos ketë shkuar mirë: marrëdhënia me një koleg, projektet e pa mbyllura në kohë, pengesa të paparashikuara, apo edhe paratë që nuk mjaftojnë kurrë.
Ne ju sjellim disa nga thëniet e njerëzve të njohur, për t’ju nxitur të shijoni një fundjave të gëzueshme:
“Njeriu që ka besim te vetja, fiton besimin e të tjerëve”, – Proverb Hasidic
“Ju mund të humbisni shpesh, por nuk duhet të mposhteni. Në fakt, është e nevojshme të ndesheni me humbje. Kështu, do t ë kuptoni kush jeni, nga çfarë mund të ngriheni”,– Maya Angelou
“Mos u dekurajoni. Shpesh është çelësi i fundit në tufë që hap derën e bllokuar”, – thënie popullore.
“Çfarë qëndron pas teje dhe çfarë qëndron para teje zbehet në krahasim me atë që qëndron brenda teje”. – Ralph Waldo Emerson
“Kohët e vështira nuk zgjasin kurrë, por njerëzit e vështirë PO.” – Robert H. Schuller
“Jo të gjithë mund të jenë të famshëm, por të gjithë mund të jenë të shkëlqyeshëm, sepse madhështia përcaktohet nga shërbimi”, – Martin Luther King Jr.
“Shumica e gjërave të rëndësishme në botë janë arritur nga njerëz që kanë vazhduar të përpiqen kur nuk kishin aspak shpresë”, – Dale Carnegie
“Ne jemi thjesht një racë e përparuar majmunësh në një planet të vogël me një yll shumë mesatar. Por, ne mund ta kuptojmë Universin. Kjo na bën diçka shumë të veçantë”, — Stephen Hawking
“Gjërat nuk shkojnë keq dhe të thyejnë zemrën tënde që të mund të bëhesh i hidhur dhe të heqësh dorë. Ndodhin të të prishin dhe të të ndërtojnë, në mënyrë që të jesh gjithçka që kishe menduar të ishe”, – Samuel Johnson
“Asnjëherë mos lejoni që shanset t’ju ndalojnë të bëni atë që zemra ju thotë të bëni”, – H. Jackson Brown
Lexo: Shitjet e telefonave inteligjentë pësojnë rënien më drastike nga 2013
“Nëse dëgjoni një zë brenda jush të thotë: nuk mund të pikturoni, ju pikturoni dhe ai zë do të hesht”, – Vincent Van Gogh
“Një qëndrim pozitiv shkakton një reagim zinxhir të mendimeve, ngjarjeve dhe rezultateve pozitive. Është një katalizator dhe ndez rezultate të jashtëzakonshme”, – Wade Boggs
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto