Gjysma e shteteve të SHBA-së, ua ndalojnë punonjësve qeveritarë qasjen në TikTok - Business Magazine Albania

Gjysma e shteteve të SHBA-së, ua ndalojnë punonjësve qeveritarë qasjen në TikTok

Më shumë se gjysma e shteteve të SHBA-ve tani kanë ndaluar pjesërisht ose tërësisht qasjen në TikTok nga pajisjet e qeverisë,  duke reflektuar kështu një valë të shtrëngimeve të fundit të masave nga guvernatorët dhe agjencitë e shtetit të cilat si synim e kanë aplikacionin e videove të shkurtra.Masat kufizuese në rritje nga shtetet kundër Tiktok, aplikacion ky i cili në Shtetet e Bashkuara ka të paktën 100 milionë përdorues, shtrihet në shtetet e qeverisura si nga republikanët e po ashtu edhe nga demokratët, dhe përfshinë të gjitha rajonet e vendit.

Shumë prej shteteve kanë veçuar TikTok për veprimet ekzekutive nga ta, me guvernatorë të cilët e kanë ndaluar platformën e rrjeteve sociale nga rrjeti dhe pajisjet qeveritare. Por disa prej tyre kanë shkuar edhe një hap më tutje  duke shtuar aplikacione të tjera në listën e tyre të ndalimit e që kanë lidhje me Kinën, aplikacione si WeChat dhe AliPay.

Një pjesë e vogël e shteteve po shqyrtojnë legjislacionin për të kufizuar TikTok, duke pasqyruar përpjekjet e ngjashme në nivel federal nga ligjvënësit amerikanë.

ky veprim vije në mes të rikthimit të shqetësimeve mbi sigurinë në lidhje me të dhënat e përdoruesve të TikTok dhe frikën se ato të dhëna mund të bien në duart e qeverisë kineze. Afro 24 shtete kanë publikuar kufizimet e tyre në fundin e vitit të kaluar në mes të raporteve se negociatat mes TikTok dhe qeverisë amerikane kanë ngecur tek ajo se nëse kompania mund të vazhdojë të ofrojë shërbimet e saja në Shtetet e Bashkuara.

Një marrëveshje potenciale për sigurinë kombëtare është ende duke u rishikuar, bëjnë të ditur nga TikTok, duke shtuar se ata besojnë se një marrëveshje e përbashkët me zyrtarët federal është mënyra më e mirë për t’i zgjedhur shqetësimet mbi sigurinë.

“Jemi të zhgënjyer se pse aq shumë shtete i janë futur trendit për miratimin e politikave të mbështetura në gënjeshtra të pabazuara dhe të ngarkuara politikisht për TikTok”, bëri të ditur një zëdhënës i TikTok nëpërmjet një deklarate të dhënë .

“Është për të ardhur keq që shumë agjenci shtetërore, zyra dhe universitete që kanë llogari në TikTok në ato shtete nuk do të jenë më në gjendje ta përdorin atë për të ndërtuar komunitete dhe për t’u lidhur me të tjerët”, shtoi tutje zëdhënësi. cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0