Cilat janë organizatat me fitimet më të mëdha në video-lojërat për telefona celular? - Business Magazine Albania

Cilat janë organizatat me fitimet më të mëdha në video-lojërat për telefona celular?

Video-lojërat për telefona celular janë shumë të famshme, ku nuk mungojnë as organizimet profesionale të cilat shpërndajnë çmime të mëdha, në këtë artikull do të tregojmë cilat janë pesë organizatat më të paguara për vitin 2022.

Të dhënat sa i përket shumës së fitimeve, janë marrë nga faqja esportsearnings. Në vendin e parë kemi organizatën eStar Gaming nga Kina, të cilët garojnë në video-lojërat për telefona celular si Arena of Valor, Honor of Kings, Crossfire Mobile, Hearthstone dhe Call of Duty Mobile.

Shuma të cilën kjo organizatë e ka fituar gjatë vitit 2022 nga garat për telefona celular, arrin vlerën e më shumë se 5.7 milion dollarë.
Në vendin e dytë renditet Nova Esports nga Kina, e cila garon në video-lojërat si PUBG Mobile, Arena of Valor, Call of Duty Mobile, Clash Royale, Clash of Clans dhe Brawl Stars.

Vlera të cilën Nova Esports ka fituar gjatë vitit 2022 është më shumë se 4 milion dollarë.

Në vendin e tretë renditet organizata All Gamers, e cila gjatë vitit 2022 ka fituar afro 2 milion dollarë, në garat e video-lojërave si PUBG Mobile, Arena of Valor, Crossfire dhe Call of Duty Mobile.

Vendi i katërt i takon organizatës Team Weibo nga Kina, me 1.7 milion dollarë fitime, ku shumica prej tyre vjen nga transferimi i lojtarëve në video-lojërat si Arena of Valor, PUBG Mobile etj.

Në vendin e pestë renditet Regans Gaming të njohur ndryshe si RSG, ata gjatë vitit 2022 kanë fituar rreth 1.7 milion dollarë, nga garat e PUBG Mobile. esportsearnings

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0