Marketingu është një nga shtyllat kryesore të mbarëvajtjes së biznesit. Sigurisht, nuk mjafton vetëm të prodhoni, apo të krijoni shërbime. Duhet të mbërrini tek klienti dhe kjo realizohet përmes një marketing të mire. Më poshtë janë 5 rregulla marketing që nuk dalin kurrë nga moda.
1-Krijoni përmbajtje të vlefshme
Përmbajtja cilësohet “mbreti” ndër vite tashmë, por ps pandemisë, me punën remote, njerëzit po konsumojnë përmbajtje online më shumë se asnjëherë.
Sipërmarrjet duhet të fokusohen të krijojnë përmbajtje të vlefshme dhe e rëndësishme për konsumatorët e tyre.
“Një përmbajtje e shkëlqyer do të tërheqë audiencën tuaj për të vizituar websitin, dhe disa, nëse jo shumë, do të përfundojnë duke kërkuar shërbimin tuaj, ose të paktën do ta kenë në mendje biznesin tuaj”, thotë Alfredo Atanacio, bashkëthelemues i Uassist.ME.
Lexo: Sipërmarrësi nga Kosova rrëfen për kompaninë e tij në partneritet me WebFlow dhe qasjen “no-coding”
2-Ji i gatshëm të ndryshosh
Pandemia provoi se edhe planet më të mira mund të hidhen poshtë në këto kohë. Ndaj jini të gatshëm për të ndryshuar, thotë Kevin Leyes, themelues dhe CEO i Leyes Media.
“Krijimi i ideve të biznesit dhe planifikimi rigoroz i tyre nuk nënkupton që ato duhet të kryhen në atë mënyrë”, shpjegon Leyes. “Në të kundërt, skenarët socialë mund të ndryshojnë dhe të çojnë në ndryshime në strategjitë e planifikuara. Këto ndryshime mund të jenë pozitive nëse shikohen nga perspektiva e evolucionit dhe inovacionit dhe madje mund të ofrojnë mundësinë të bëni ndryshim në kompani”.
3- Prodhoni video
Profesionistët po mbështeten gjithnjë e më shumë tek videot. Madje, mediat sociale na kanë “detyruar” të flasim me video të shkurtra. Por, mos mendoni se përdorimi juaj i videos është i kufizuar në konferencat e zoom.
“Unë kam përdorur video në të gjitha pjesët e marketingut dhe strategjisë sime të shitjes”, thotë Jean Ginzburg, themelues dhe CEO i JeanGinzburg.com. “Nga takimet në zoom, te videot e shkurtra të Loom përmes Google Workplace, në video përmes mesazheve me tekst, gjeta se është mënyra më e mirë për të qëndruar në kontakt!”
Lexo: Pyetja një milion dollarëshe që po mundon millennials: Për çfarë punoni?
4-Praktikoni empatinë
Të gjithë janë prekur nga pandemia, kështu që në marketing dhe në jetë, është e rëndësishme të tregoni ndjeshmëri për të tjerët dhe për rrethanat e tyre, thotë Jennifer Buonantony, CEO e Press Pass LA dhe PPLA Social + PR.
“Njerëzit duan të bashkohen me kompani dhe marka që janë aty për ta në kohë të mira dhe të këqija dhe që nuk janë të shurdhër ndaj realitetit të asaj që po kalojnë,” shton Buonantony.
5-Prezanto zgjidhje për problemet me të cilat po përballen njerëzit
Problemet kryesore me të cilat po përballen njerëzit janë larg atyre që u përballën vetëm një vit më parë. Bizneset duhet të kuptojnë se, “pikat ku janë mbështetur në marketingun e tyre, janë ndryshuar në një farë mënyre”.
“Covid-19 dhe dëmet në ekonomi sollën sfida të reja për bizneset në çdo drejtim, duke krijuar mundësi të reja për kompanitë e gatshme dhe të afta të zhvendosen shpejt dhe të ofrojnë zgjidhje hibride që funksionojnë në një periudhë afatshkurtër,” thotë Mario Peshev, CEO i DevriX. “Diferencimi është thelbësor”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.