Sipërmarrësi nga Kosova rrëfen për kompaninë e tij në partneritet me WebFlow dhe qasjen “no-coding” - Business Magazine Albania

Sipërmarrësi nga Kosova rrëfen për kompaninë e tij në partneritet me WebFlow dhe qasjen “no-coding”

Bardhyl Bytyqi Azwedo

Intervistoi: Prishila Gjoka

A po vjen fundi i karrierës për programuesit? Platformat globale “no-coding” kanë patur një vlerësim prej 12.17 miliardë dollarë në 2020 dhe vazhdojnë të rriten teksa sjellin lehtësi dhe kohë të reduktuar në krijimin dhe publikimin e faqeve në internet dhe aplikacioneve. 

Bardhyl Bytyqi është një sipërmarrës shqiptar i Kosovës i spikatur për projektin e tij Azwedo, pjesë e kompanisë së tij “Wedoflow”, i cili ka përqafuar qasjen “no-coding”. I lindur dhe i rritur në Prizren të Kosovës, Bardhyli tregon se familja ka mbjellë vazhdimisht te ai dëshirën për sipërmarrje. Që prej vitit 2008 kompania e tij operon në Kosovë me qëllim krijimin e një modeli cilësor dhe të suksesshëm pikërisht në vendlindjen e tij. 

“Kënaqësi është kur rritesh, ndërsa përmbushje është kur jep nga dija profesionale e të vlerësohet në shumë dimensione. Kjo ishte një ndër arsyet pse kam filluar Azwedo” shprehet ai. 

Business Magazine vjen me një intervistë e cila na tregon edhe më shumë për historinë e Bardhylit dhe rrugëtimit të tij në biznesin që drejton sot. 

POROSIT TANI BUSINESS MAGAZINE 30

Cila ka qenë inicitaiva jote e parë dhe ku qëndron ajo sot? Po projektet që pasuan?

Iniciativat janë të shumta, mirëpo çfarë vlen të theksohet është platfoma “Ummah” e cila synon të ofrojë zgjidhje për nevojat e përditshme të muslimanëve në gjithë botën, duke përfshirë edhe shitblerjen përmes integrimit të tregut si nevojë e komunitetit e cila ka gjetur përkrahje në vendin tonë e deri në Malajzi e Indonezi.

Në sipërmarrje, janë të pashmangshme iniciativat e vazhdueshme për të depërtuar drejt suksesit, të cilat janë shumë evidente edhe në kompaninë “Azwedo” në Kosovë dhe “Grandify” në Francë.

Çfarë është Azwedo? Cila është risia që sjell? Kujt i shërben?

Azwedo është një kompani kreative softuerike në të cilën zhvillojmë produkte B2C/B2B dhe ofrojmë shërbime me të cilat ndihemi krenar.

Jam shumë me fat që e kam partner kreativ Nuhi Ademaj, ekipe zhvilluesish, dizajni dhe marketingu që së bashku ndërtojmë mundësi të reja në kompaninë tonë duke i shërbyer klientëve në mbarë botën me fokus në Europë dhe Amerikë.

Jemi e para dhe e vetmja kompani nga Kosova në partneritet me Webflow, një ndër kompanitë e cila vlerësohet me miliarda dollarë, me seli në Kaliforni. Wedoflow.com është produkt dhe shërbim i joni no-coding, i cili i shërben klientëve (individëve, startup-eve, kompanive dhe organizatave) që kërkojnë të ndërtojnë faqe dhe aplikacione të së ardhmes me animacione dhe ndërveprime që të lënë pa fjalë.

Disa nga produktet tona (në bashkëpunim me Grandify) janë:

  • Në industrinë e shëndetësisë; www.Dentaline.io që i mundëson klinikave dentare të menaxhojnë pacientët shumë më lehtë me ndihmën e inteligjencës artificiale
  • CVitae.io në industrinë e rekrutimit, që i ndihmon kompanitë të konvertojnë çdo dokument në CV mahnitëse në vetëm disa sekonda
  • Produkte të tjera në industrinë e edukimit që janë në zhvillim e sipër

Me zgjidhjet tona ndaj problemeve në industri të ndryshme, shërbehen ata që e çmojnë thjeshtësinë dhe e duan kreativitetin.

Si erdhi ideja e krijimit të saj dhe si gjeneron të ardhura?

Lexo intervistën e plotë në Business Magazine 30!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0