Pse shkencëtarët kërkojnë të vendosin sahate në sipërfaqen - Business Magazine Albania

Pse shkencëtarët kërkojnë të vendosin sahate në sipërfaqen hënore?

Në garën e re hapësinore, ku SHBA, Kina dhe vende të tjera po synojnë ndërtimin e bazave të përhershme në Hënë, një dilemë e re po del në pah, koha në hënë ecën ndryshe nga ajo në Tokë. Kjo nuk është thjesht një çështje teknike, saktësia e matjes së kohës është thelbësore për komunikimin, navigimin dhe sigurinë e astronautëve që do të punojnë dhe jetojnë atje.

Lexo gjithashtu: Misioni i parë në Mars nis vitin e ardhshëm!

Çfarë e bën të ndryshme kohën në Hënë?

Koha nuk ecën njësoj në të gjithë universin. Sipas teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit, sa më i fortë të jetë graviteti, aq më ngadalë kalon koha. Për shkak se Hëna ka një gravitet më të dobët se Toka, sekondat atje kalojnë më shpejt, rreth 56 mikrosekonda më shpejt në ditë sesa në Tokë. Në dukje, kjo është një diferencë e papërfillshme, por për sistemet e navigimit dhe komunikimit mund të sjellë probleme të mëdha.

Një sistem i ri kohor për Hënën

NASA, në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë, është duke punuar për të krijuar një shkallë të re kohore për Hënën. Nuk bëhet fjalë për krijimin e një “zone kohore” të re, por për një metodë matjeje që merr parasysh ndryshimet e vogla, por të rëndësishme në rrjedhën e kohës.

Sipas një urdhri të Shtëpisë së Bardhë, NASA duhet të paraqesë një plan për këtë sistem të ri kohor deri në fund të vitit 2025 dhe ta zbatojë atë deri në vitin 2026, të njëjtin vit kur planifikohet kthimi i astronautëve në Hënë pas më shumë se pesë dekadash.

Lexo gjithashtu: Kina zhvillon implantin e parë tru-shpinë që ndihmon pacientët e paralizuar të ecin sërish!

Pse është e rëndësishme koha e saktë në Hënë?

Astronautët që do të eksplorojnë Hënën do të kenë nevojë për një sistem të besueshëm matjeje të kohës për të sinkronizuar lëvizjet e tyre, për të lundruar në sipërfaqen e saj dhe për të komunikuar me Tokën dhe me njëri-tjetrin.

Koha është shtylla kryesore e teknologjisë moderne, si në Tokë, ashtu edhe në hapësirë. Satelitët GPS, për shembull, mbështeten në orë atomike ultra të sakta, të cilat llogarisin efektet e relativitetit për të dhënë koordinata të sakta.

Një sistem i ngjashëm do të jetë i domosdoshëm edhe për misionet hënore dhe, më tej, për eksplorimet e ardhshme drejt Marsit dhe planetëve të tjerë.

Lexo gjithashtu: 64.5 milionë euro për Shqipërinë, BE miraton sot fondet nga Plani i Rritjes

Si do të vendosen orët në Hënë?

Pikëpyetjet kryesore që shkencëtarët po përpiqen të zgjidhin janë:

-Çfarë lloj sahatesh do të përdoren? Orët atomike ofrojnë stabilitet afatgjatë, ndërsa oscilatorët kristalorë kanë një saktësi më të lartë në periudha të shkurtra.

-Ku do të vendosen ato?

-Në sipërfaqen e Hënës apo në satelitë rreth saj?

-Kush do të financojë projektin? Kostoja e një ore atomike për hapësirë mund të arrijë disa miliona dollarë.

Krijimi i një sistemi të besueshëm kohor në Hënë është vetëm hapi i parë. Nëse NASA dhe partnerët e saj arrijnë të vendosin një “orë të përkryer” për Hënën, atëherë kjo teknologji do të përdoret edhe për misionet e ardhshme në Mars.

Një gjë është e sigurt, e ardhmja e eksplorimit hapësinor nuk do të matet më vetëm me kohën tokësore.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0