Akuza ndaj OpenAi, ka trajnuar ChatGPT-në me libra pa pasur të dr - Business Magazine Albania

Akuza ndaj OpenAi, ka trajnuar ChatGPT-në me libra pa pasur të drejtë autori

E kishit menduar se e drejta e autorit do kërkohej edhe në inteligjencën articiale? Në fakt një raport i ri ka ngritur alarmin mbi përdorimin e materialeve të mbrojtura nga të drejtat e autorit në trajnimin e inteligjencës artificiale. Projekti AI Disclosures pretendon se OpenAI ka përdorur libra me pagesë nga O’Reilly Media për të trajnuar modelin e saj më të fundit, GPT-4o, pa leje.

Lexo gjithashtu: Shqipëria përballë inovacionit; Ndikimi i ChatGPT në tregun e punës dhe në ekonomi

Hulumtuesit krahasuan përgjigjet e GPT-4o dhe GPT-3.5 Turbo mbi një dataset prej 34 librash të mbrojtur nga të drejtat e autorit dhe zbuluan se modeli i fundit kishte një “njohje të fortë” të përmbajtjes së mbyllur, ndërsa versioni më i vjetër dukej më i njohur me mostra publike të librave të njëjtë.

Ky zbulim rindez debatin mbi transparencën në përdorimin e të dhënave për trajnim. Autorët e studimit theksojnë se mangësia e një kuadri të qartë ligjor për të dhënat e përdorura në trajnimin e AI mund të krijojë një problem të vazhdueshëm për krijuesit e përmbajtjes dhe zhvilluesit e modeleve gjenerative.

“Ekosistemet e qëndrueshme duhet të dizajnohen në mënyrë që si krijuesit, ashtu edhe zhvilluesit të përfitojnë nga AI,” shkruajnë autorët, duke paralajmëruar se, pa një sistem të drejtë kompensimi, përparimi i modeleve mund të ngadalësohet në të ardhmen.

Lexo gjithashu: 7 mjete fantastike, mbi të gjitha falas të AI që duhet t’i dini

Kjo nuk është hera e parë që OpenAI përballet me akuza për përdorimin e materialeve të mbrojtura nga e drejta e autorit. The New York Times tashmë ka ngritur një padi kundër kompanisë dhe aksionerit të saj minoritar, Microsoft, mbi shkeljen e të drejtave të autorit.

Megjithëse OpenAI ka arritur disa marrëveshje licencimi me botues të ndryshëm, kjo çështje shton më tej presionin për rregulla më të qarta dhe më të rrepta mbi burimet e të dhënave që përdoren për të fuqizuar modelet gjuhësore.

Një përfaqësues i OpenAI nuk ka dhënë ende një koment mbi këto pretendime. Ndërkohë, debati mbi të drejtat e autorit në epokën e AI vetëm sa po intensifikohet.

Fast Company

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0