Platforma Zoom, e cila lulëzoi gjatë pandemisë dhe u bë gati sinonim i videocall, e sheh veten në vështirësi, pavarësisht nga përpjekjet e fundit për t’u zgjeruar edhe në zona të reja.
Zoom do të raportojë të hënën fitimet e tij më të fundit tremujore, ku pritet të postojë fitime tremujore 24% më pak se një vit më parë.
Aksionet e Zoom ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së tyre në vitin 2022, një rënie më e madhe se mesatarja për kompanitë e teknologjisë.
Në fillim të këtij muaji, Zoom njoftoi se po zgjerohet për të ofruar shërbime të postës elektronike dhe kalendarike, si dhe lloje të reja të veçorive të bashkëpunimit të rastësishëm për të shtuar veçorinë kryesore të takimit me video.” Zoom pranon se takimet e mira me videocall nuk janë të mjaftueshme, gjë që është ndryshe me atë që (CEO) Eric Yuan thoshte 3 vjet më parë,” tha për Axios analistja e Strategjive krijuese Carolina Milanesi. Shumica e kompanive tashmë kanë një sistem email dhe kalendar.
Lexo: “Nga kërpudhat mund të krijohen “Mikroçipa të Biodegradueshëm”
Zoom në fillim të vitit të ardhshëm gjithashtu planifikon të lançojë Spots, një “hapësirë virtuale bashkëpunimi” që synon “të sjellë ndërveprimet e rrjedhshme të punës veçanorisht tek ekipet e shpërndara hibride”.
“Spots është një koncept interesant që askush tjetër nuk e ka menduar për të provuar dhe rikrijuar atë, por duhet menduar me kujdes nga një perspektivë e privatësisë”, tha Milanesi. “Për momentin duket se Zoom është i gatshëm t’i lejojë klientët të eksperimentojnë dhe të shohin se çfarë funksionon.”
Analistët thonë se Zoom po bën gjërat e duhura, por gjithsesi mund të jetë në telashe, pasi Microsoft, Google dhe Cisco të gjithë ofrojnë opsionet e tyre të konferencave video që mund të bashkohen me softuer të tjerë.
Kompanitë si Microsoft ose Google mund të përballojnë të shtojnë më shumë shërbime pa u tarifuar veçmas, një luks që kmopani të tjera që nuk janë ne nivelin e tyre nuk mund ta përballojnë.axios
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.