Makina ‘valixhe’ me një vend, koncepti inovativ për të kursyer hapësirë parkimi - Business Magazine Albania

Makina ‘valixhe’ me një vend, koncepti inovativ për të kursyer hapësirë parkimi

Makina ‘valixhe’ me një vend, koncepti inovativ për të kursye hapësirë parkimi

Teksa teknologjia përparon e njëjta gjë ndodh edhe me konceptet e gjërave që janë përdorur deri më sot nga njerëzit. Lehtësimi i jetës përmes inovacionit këtë herë është fokusuar tek makinat e së ardhmes. Lars Riemann ka projektuar një makinë autonome me një vend dhe me një strukturë shumë të ngushtë që duket si një valixhe. Ky koncept i dizenjuesit është bërë me qëllimin për të kursyer hapësirë në parkim.

Koncepti i makinës së të ardhmes e quajtur “Snap Up”, u projektua për zona urbane me popullsi të dendur me shumë ndërtesa të larta, si Seuli .

Makinat mund të vendosen vertikalisht pranë njëra-tjetrës në rrugë ose mund të ngjiten në fasadën e ndërtesave të banimit.

“Ndërsa një makinë shpenzon më shumë se 95 për qind të jetës së saj e parkuar, ajo gjithashtu zë mesatarisht rreth 12 metra katrorë hapësirë ​​gjatë asaj kohe. Megatrendi i urbanizimit do të vazhdojë të rritet në të ardhmen, dhe me më pak hapësirë ​​në dispozicion. Ky problem tashmë është i dukshëm sot, veçanërisht në Azi”, tha Lars Riemann.dezeen

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0