Punonjësit e transportit në Itali futen në grevë. Anulohen fluturimet - Business Magazine Albania

Punonjësit e transportit në Itali futen në grevë. Anulohen fluturimet

Aeroporti i Tiranës njoftoi këtë të premte se të gjitha fluturimet  për  dhe nga  Italia ishin anuluar për shkak të një greve që po zhvillohet në vendin fqinj nga personeli i trafikut ajror.  Por në një njoftim të dytë TIA njoftoi se fluturimet për  dhe nga Italia do të bëhen normalisht duke nisur nga ora 15 të ditës  së sotme.

Në njoftimin fillestar përjashtim  kishte  vetëm për Fluturimet Ambulance, ato të kërkim shpëtimit  dhe Fluturimet Humanitare

Ndërkohë në Itali dita e sotme është quajtur një e premte e zezë për transportin.  Përveç grevës së personelit të trafikut ajror që ka shkaktuar  numëron qindra mijëra fluturime të anuluara,  edhe transporti  hekurudhor do të kufizohet , bashkë me atë të autobusëve, deri në orën 20 të ditës së sotme.

Lexo edhe: Greva e kontrollorëve në Francë shkakton kaos në fluturimet evropiane

Të gjitha këto greva nga shoqatat e transporteve, kanë në thelb problemet me fuqinë punëtore, pagat, rregullimin e turneve.

Shoqatat thonë se prej kohësh i kanë adresuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre por nuk kanë marrë përgjigje.

Në rast se ato edhe kësaj radhe nuk do të marrin një rrugëzgjidhje për kërkesat e tyre , atë herë grevat e tyre do të jenë më të shpeshta, gjë që do të sjellë më shumë probleme më qarkullimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0