Greva e kontrollorëve në Francë shkakton kaos në fluturimet evropiane - Business Magazine Albania

Greva e kontrollorëve në Francë shkakton kaos në fluturimet evropiane

Qindra fluturime janë anuluar dhe mijëra pasagjerë janë detyruar të ndryshojnë planet e tyre,  sepse kontrollorët francezë të trafikut ajror u futën në një grevë  të premten pasi kërkojnë paga më të larta.

Anëtarët e sindikatës kryesore për kontrollorët e trafikut në vend, filluan grevën nga ora 6 e mëngjesit të premten, teksa thuhet se kjo situatë mudn të vazhdojë deri të hënën. Sindikata tha se po e ndërmerrnin këtë veprim drastik pasi negociatat me qeverinë mbi rritjen e pagave në përputhje me inflacionin, mbetën në vend numëro.

Lexo edhe: Ulje të vështira, pistat më të frikshme të avionëve në botë!

Aeroporti i Parisit, i cili zotëron dhe menaxhon 14 aeroporte civile, paralajmëroi  që të enjten për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Si pasojë e krijimit të ngërcit në Francë, edhe  aeroporti i Barcelonës njoftoi  për më më shumë se 50 fluturime të vonuara ose të anuluara pas mesditës së të premtes.

Në Gjermani, Aeroporti i Hamburgut tha se 48 nga 251 fluturimet e ditës ishin anuluar deri në mesditë me kohën lokale dhe vonesa dhe anulime të mëtejshme ishin të mundshme./Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0