Parlamenti turk u mblodh për herë të parë pas pushimeve të verës, në krye të rendit të ditës “qëndron projektligji për luftën ndaj përhapjes së informacioneve të rreme në rrjetet sociale”.
Sipas dëshirës së qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan ky ligj duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur nga parlamenti. Opozitarët dhe kritikët druajnë, se ligji i ri mund të keqpërdoret për shtypjen e mendimit dhe shtypit të lirë veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor 2023. Pas reagimeve të ashpra ndaj projektligjit partia AKP në qeverisje mori në konsideratë zbutjen e dënimeve të ashpra të parashikuara, ndaj të cilave vazhdon të insistojë partia ultranacionaliste në koalicionin qeverisës MHP.
Ligji kundër dezinformimit.
Në valën e ligjit kundër dezinformimit janë bërë edhe ndryshime në ligjin e shtypit dhe në kodin penal. Në rast se projektligji kalon në formën aktuale, do të përfshihet në të edhe një akt i ri penal, i njohur si paragrafi 217/A. Ky paragraf parashikon dënime me burgim nga një deri në tre vjet për “përhapjen e informacioneve të rreme lidhur me sigurinë e brendshme dhe të jashtme të vendit, rendit publik dhe shëndetit të përgjithshëm”.
Ajo që ngjall diskutime brenda dhe jashtë parlamentit është, se ligji ofron një hapësirë të madhe veprimi, sa u përket „informacioneve të rreme”. Kritikët vërejnë, se ligji është i përshtatshëm për të kufizuar përmes tarifave lirinë e mendimit dhe të shtypit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.