Lançimi i iPhone 14 mund të shtyhet pas tensioneve në rritje në mes të Kinës dhe Tajvanit - Business Magazine Albania

Lançimi i iPhone 14 mund të shtyhet pas tensioneve në rritje në mes të Kinës dhe Tajvanit

Lansimi i iPhone 14 mund të shtyhet pas tensioneve në rritje në mes të Kinës dhe Tajvanit

Siç shumë prej juve e dini, Apple është klienti kryesor i TSMC dhe gjithashtu e bëjnë dërgesën e çipave tek Pegatron në Kinë ku edhe bëhet montimi i iPhona-ve. Vizita e Pelosit në Tajvan ka vendosur një tendosje edhe më të madhe në marrëdhëniet mes Kinës dhe Tajvanit.

Si rezultat i kësaj, RPK ka vendosur disa rregulla të reja që ndalojnë çdo përmendje të ‘Tajvanit” dhe “Republikës së Kinës” në dokumentet e transportit. Nga ana tjetër kjo do të thotë se disa, nëse jo të gjitha pajisjet mund të kthehen prapa në Tajvan dhe si rezultat i kësaj, prodhimi i iPhone 14 mund të shtyhet. Për t’i bërë çështjet më delikate, zëvendës-drejtori i Pegatron dhe disa zyrtarë të lartë nga TSMC janë parë bashkë me Pelosin gjatë vizitës së saj, dhe kjo mund të jetë vetëm fillimi i një lufte tregtare mes Republikës Popullore të Kinës dhe Tajvanit, në mes të cilës luftë mund të gjenden Apple dhe kompani të tjera me bazë në SHBA.

Apple veçse është në bisedime me partnerët e tyre në Tajvan dhe ka kërkuar që të gjitha etiketimet “Made in Taiwan” ose “Republic of China” të largohen ose të zëvendësohen.  Kjo është hera e parë që Apple po e diversifikimin e prodhimit të saj.

gsmarena

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0