Krijohet programi DIGITAL DEN ALBANIA HUB, një hap më pranë ekosistemit të sipërmarrjes në SHBA - Business Magazine Albania

Krijohet programi DIGITAL DEN ALBANIA HUB, një hap më pranë ekosistemit të sipërmarrjes në SHBA

DIGITAL DEN ALBANIA HUB

Pas një periudhe të gjatë pune intensive, është finalizuar krijimi i programit DIGITAL DEN ALBANIA HUB. Një program që do të bëjë historinë e evolucionit në sferën e inovacionit – duke ndërtuar urën e parë për të sjellë startup-et e Ballkani Perëndimor në Shtetet e Bashkuara dhe për të shfaqur talentin e teknologjisë dhe startup-eve në firmat e kapitalit sipërmarrës dhe rrjetet e investitorëve engjëj, duke u mundësuar kompanive amerikane të dëgjojnë zërat e tyre, të investojnë dhe/ose mentorojnë këta inovatorë kryesorë të teknologjisë nga Ballkani Perëndimor.

Përfaqësuesit e Vigan Group ishin të ftuar në konferencën e dytë të organizuar nga Digital Den Hub në të cilën patën mundësinë të diskutojnë më shumë mbi bashkëpunimin shqiptaro-malazez në fushën e sipërmarrjes, duke shënuar edhe themelimin e degës Digital Den Hub në Shqipëri.

Lexo: Albanian ICT Awards shpall fituesit e edicionit të 10-të jubilar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0