Dhoma Amerikane e Tregtisë: pak hapa për përmirësimin e klimës së investimeve. Rezerva për ligjin e tatimit mbi të ardhurat - Business Magazine Albania

Dhoma Amerikane e Tregtisë: pak hapa për përmirësimin e klimës së investimeve. Rezerva për ligjin e tatimit mbi të ardhurat

Dhoma Amerikane e Tregtisë

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë të ditur rezervat e saj për projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Gjatë konferencës vjetore të Dhomës Amerikane për mediat, zhvilluar në Tiranë, Presidenti i Dhomës z. Enio Jaço, tha se, “Projektligj nuk është në harmoni me formalizimin e ekonomisë, nuk përmbush elementin e konkurrueshmërisë dhe të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Dhoma Amerikane sugjeroi zgjatjen e kohës së konsultimit publik për draftin”.

Lidhur me projektligjin për amnistinë fiskale, Jaço tha se, “Nga analiza paraprake që i është bërë nga Këshill Teknik drafti ka ndryshime nga i mëparshmi, por jo esenciale. Problemi ynë dhe i partnerëve ndërkombëtarë është evazioni dhe pastrimi i parave. Nëse drafti i ndryshuar ka marrë mbështetjen e FMN dhe Moneyval, ne do e mbështesim atë”.

Treguesi i klimës së biznesit që mat Dhoma Amerikane e Tregtisë është në rënie për 4 vite radhazi. Sipas  z.Jaço, “procesi i adresimit teknik të rekomandimeve të Dhomës Amerikane në lidhje me klimën e biznesit ka qenë i ngadaltë”.

“Klimën e biznesit e ka Shqipëria në dorë. Për këtë arsye, kemi bërë axhendën e investimeve. Arritja e 75% të rekomandimeve, do të jepte një klimë të kënaqshme, ndërsa deri tani janë implementuar 33% e rekomandimeve. Duhet të ketë procedura më të thjeshtuara për investimet, si në rastin e lejeve të ndërtimit. Duhet inciatiava të qarta për investimit. Duhet të ketë rënie të monopolove në disa sektorë. Propozojmë miratimin e paketës ligjore anti-korrupsion në Parlament dhe të Paketës “antirryshfet”, sipas përcaktimeve të OSBE”, tha Jaço.

Lexo: Ambasadorja Yuri Kim thirrje qeverisë: “Zbatoni reformat, të çlirojmë potencialin ekonomik të vendit”

Sipas tij, për standardet e prokurimeve, duhet të jemi konservatorë, që të ketë sa më pak raste përjashtimore. Nevojitet të përfshihet shoqëria civile për të monitoruar situatën me prokurimet.

Shqetësim tjetër për Dhomën është konsultimi publik i ligjeve dhe ndryshimet e shpeshta në legjislacionin tatimor. Nëse ligjet ndryshojnë çdo vit, bizneset e kanë të pamundur të bëjnë parashikime, barra tatimore nuk duhet të jetë më e lartë se Ballkani Perëndimor,”

Në planet e punës së Dhomës Amerikane të Tregtisë, parashikohet një konferencë rajonale biznesi në vjeshtë, ku pritet të ketë të pranishëm nga kompani ndërkombëtare si: Google, Amazon dhe Tesla.

Dhoma Amerikane tani ka 225 kompani, nga të cilat 65 kompani me kapital krejtësisht amerikan ose global, 81 kompani me aksione të pjeshme Amerikane ndërsa 78 janë me kapital shqiptar por që aspirojnë të zhvillojnë tregti me SHBA. “Këto kompani përfaqësojnë mbi 30,000 punonjës dhe $3.1 miliardë të ardhura vjetore, ekuivalentja e rreth 20% të ekonomisë shqiptare”, theksoi Jaço.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0