Hoxton Academy - Program studimi profesional dhe punësim i menjëhershëm në Software Engineering - Business Magazine Albania

Hoxton Academy – Program studimi profesional dhe punësim i menjëhershëm në Software Engineering

Hoxton Academy

Mundësi për të mësuar nga ekspertët e klasit botëror, “Hoxton Academy”, vjen sërish në Shqipëri me metodat inovative të edukimit profesional dhe punësimit të menjëhershëm në Teknologji.

Kohorta e parë e Hoxton Academy do të diplomohet më 29 Prill 18:30 pranë Destil Creative Hub, duke firmosur kontratë 2-vjeçare punësimi me kompanitë më të mira në tregun lokal dhe atë europian.

Ndërsa më 9 Maj starton kohorta e dytë, ju ftojmë të nxitoni të aplikoni për të rrëmbyer këtë mundësi që vjen një herë në jetë.

Hoxton Academy ofron një kurs intensiv 6 mujor, me kohë të plotë për këdo në Shqipëri dhe Kosovë, me synimin për të ndryshuar jetën duke trajnuar gjeneratën e ardhshme të Inxhinierëve të Software-it dhe për të ndihmuar kompanitë të gjejnë dhe ruajnë talentet e cilësisë së lartë.

Pas 6 muajsh punë të palodhur, grupi i parë i studentëve janë gati dhe të etur për t’u bashkuar me fuqinë punëtore dhe për të filluar karrierën e tyre të re si Inxhinierë Softuerësh.

Akademia Hoxton aktualisht po pranon aplikimet për grupin e tyre të dytë, duke filluar nga 9 maji.

Nëse jetoni në Shqipëri dhe Kosovë dhe po kërkoni të filloni një karrierë si Zhvillues Softuerësh në mënyrën e duhur, tani është shansi juaj për të filluar procesin e aplikimit.

Për të aplikuar, duhet të vizitoni faqen https://www.hoxton.academy dhe klikoni APPLY NOW.

Studentët që kalojnë filtrat e pranimit, do të përfitojnë mundësinë e studimit në Hoxton pa asnjë pagesë.

Çdo bursë financohet plotësisht nga kompanitë teknologjike lokale 🇦🇱🇽🇰, duke i garantuar kontratë punësimi 2- vjeçare atyre që përfundojnë me sukses programin.

Hoxton Academy ka një ekip instruktorësh të nivelit botëror nga Londra, të cilët në të kaluarën kanë trajnuar zhvillues për Facebook, Apple, Google, Microsoft, Spotify, Yoox, Luxxotica në një format të ngjashëm.

Ju gjithashtu mund të shikoni faqen e Pyetje / Përgjigjeve https://lnkd.in/dXBc_gET për përgjigje për pyetjet më të zakonshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0